AFGHANISTAN - Një grua britanike e cila shërbente në Afganistan lindi një djalë, ndërkohë që nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj.
Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtjes Britanike, mësoi për shtatzëninë e saj vetëm pasi filloi të ankohej për dhimbje në stomak.
Në një deklaratë për shtyp, Ministri i Mbrojtjes u shpreh se gruaja dhe djali i sapolindur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ai tha se sipas regullores ushtarake, punëtoret nuk lejohen të shërbejnë nëse janë shtatzënë, por në këtë rast Ministria nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj.
Gruaja e lindi fëmijën, 5 javë para kohe, në bazën ushtarake nw Bastion në provincën e Helmand-it. Mësohet se fëmija ishte ngjizur përpara mbërritjes së saj në Afganistan në mars të këtij viti.
Sipas një korrespondeteje të BBC-së, kjo është hera e parë që një nga pjesëtarët e ushtrisë britanike lind një fëmijë në kampin e luftës. Që prej vitit 2003 më shumë se 200 femra të cilat shërbejnë në Irak dhe Afganistan, janë kthyer në shtëpitë e tyre pasi u zbulua se ishin shtatzënë.
Për sa i përket gruas në fjalë si dhe fëmijës së sapolindur, atyre do ti sigurohet një udhëtim i qetë dhe i sigurt për në Britani. Ndërkohë që ky rast mund të hapë debate rreth faktit se duhen shtuar kontrollet mjekësore përpara se forcat ushtarake të dërgojnë femrat në kampe lufte.
/Shqiptarja.com