Afganistan, vritet deputeti në një sulm të armatosur kundër tij

Afganistan, vritet deputeti në një sulm të armatosur kundër tij

Ndërhyrja mjeksore për viktimat

Një deputet afgan ka mbetur i vdekur si pasojë e një sulmi me armë zjarri nga grupe ende të paidentifikuar. Sipas mediave lokale dhe atyre ndërkombëtare ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Kandahar në jug të Afganistanit,

Ubaidullah Barikzey, deputet nga provinca Uruzgan, ka humbur jetën si rezultat i një sulmi të armatosur nga persona ende të panjohur në Kandahar, tha për AA Aziz Ahmet Azizi, zëdhënësi i provincës.

Deri më tani sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë terroriste por dyshimet paraprake e lidhin me një sulm të tillë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren