Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, ku një sulm me armë zjarri u ka marrë jetën 5 personave dhe ka lënë të plagosur 8 të tjerë.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Tarsusit, pranë qytetit të Mersinit në Turqi.

Fotot e 4 prej viktimave nga sulmi me armë zjarri në Turqi
Autor i dyshuar i ngjarjes është një 17-vjeçar i armatosur me pushkë, i cili është ende në arrati, teksa aksioni i Policisë për kapjen e tij po vijon.
Sipas hetimeve paraprake, autori ka hapur fillimisht zjarr në një restorant, ku ka vrarë pronarin dhe një punonjës, si dhe ka plagosur disa klientë që ndodheshin brenda lokalit.
Teksa po largohej nga vendngjarja, ai ka qëlluar edhe ndaj personave të tjerë, duke vrarë dy burra të tjerë dhe duke shkaktuar panik në zonë. Më herët raportohet se ai kishte vrarë edhe ish-gruan e tij.
Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, pasi nuk janë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare për rrethanat e ngjarjes.
SON DAKİKA | Mersin’in Tarsus ilçesinde silahlı bir şahıs, farklı yerlerde saldırı düzenleyerek 4 kişiyi öldürdü ve 8 kişiyi yaraladı.
— Osmaniye Prime Haber (@OsmaniyePrime) May 18, 2026
?Olay yerinden araçla kaçan saldırgan helikopter destekli operasyonla aranıyor.
Şahsın saldırı anı güvenlik kamerasına yansıdı. pic.twitter.com/1JHbHZE0kW
Komente









