Afganistan, vritet ushtari amerikan. Trump, fund luftës 18 vjeçare

Afganistan, vritet ushtari amerikan. Trump, fund luftës 18 vjeçare

Përmes një deklarate, misioni mbështetës nën udhëheqjen e NATO-s në Afganistan, njoftoi se të shtunën atje u vra një ushtar amerikan.

Në deklaratë nuk jepeshin detaje të mëtejshme dhe as emri i ushtarit të vrarë pa informuar më parë të afërmit.

Vrasja e ushtarit e çon numrin e viktimave mes ushtarëve amerikanë në Afganistan në të paktën shtatë vetë gjatë vitit 2019.

Rreth 20,000 trupa të huaja, shumica prej tyre amerikanë, ndodhen në Afganistan si pjesë e një misioni të NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të trajnuar, ndihmuar dhe këshilluar forcat afgane.

Disa forca amerikane kryejnë operacione kundër terrorizmit dhe grupeve militante islamike.

Vitin e kaluar në Afganistan u vranë një numër rekord prej 3,804 civilësh afganë, për shkak të shkallëzimit të sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe shtimit të numrit të sulmeve vetëvrasëse me bombë, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të muajit shkurt.

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon të ketë një zgjidhje politike me talebanët, për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.

Talebanët nga ana e tyre, kërkojnë një tërheqje të plotë të forcave të huaja përpara se të përfshihen në një marrëveshje zyrtare të paqes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare