KABUL, 28 dhjetor /ATSH-AFP/ - Çështja afgane ende nuk është rregulluar pas 35 vitesh konflikt ndërkohë që trupat luftarake të NATO-s po largohen. Më poshtë vijojnë datat kryesore të konfliktit në Afganistan që prej pushtimit sovjetik në vitin 1979:
1979-89: Pushtimi sovjetik.
Në dhjetor 1979, Moska e zhvendos frontin e Luftës së Ftohtë duke pushtuar këtë vend të varfër dhe malor buzë azisë jugore dhe Lindjes së Mesme, me qëllim që ta fusë nën influencën komuniste. Rezistenca afgane, e mbështetur nga Perëndimi që drejtohej nga SHBA-ja, shtyjnë ushtrinë e kuqe që u detyrua të largohet nga vendi në shkurt 1989.
1992-96: Periudha e luftërave civile.
Në vitin 1992 rënia e qeverisë komuniste e presidentit Najibullah shkakton fillimin e një lufte të përgjakshme civile mes grupeve të ndryshme afgane, që në dy vite do të bëjë më shumë se 100 mijë të vdekur dhe do të shkatërrojë kryeqytetin, Kabulin. Duke filluar nga viti 1994 vijnë nga jugu i Afganistanit talebanët, luftëtarë islamikë fondamentalistë të mbështetur nga Pakistani.
1996-2001: Sundimi i talebanëve.
Talebanët marrin pushtetin në Kabul dhe vendosin një regjim të hekurt të bazuar në një interpretim rigoroz të ligjit islamik dhe e ndërpresin krejtësisht edukimin dhe punën e femrave, i detyrojnë të mbulohen krejtësisht jashtë shtëpive të tyre dhe ndalojnë muzikën dhe argëtimin. Të snaksionuar nga OKB-ja, regjimi taleban, i derjtuar nga Mullah Omari, afrohet me Al Kaedën dhe strehon shefin e saj Usama Bin Laden.
2001: Pushtimi perëndimor.
Operacioni i drejtuar nga SHBA-ja si reprezalje ndaj atentatit të 11 Shtatorit të organziuar nga Al Kaeda. Uashingtoni dhe aleatët e saj të NATO-s, arrijnë të largojnë talebanët, duke vendosur në pushtet Hamid Karzain, do të japin miliarda dollarë ndihma për të ndërtuar vendin dhe do të vendosin 150 mijë ushtarë për të ndihmuar qeverinë afgane në çështjet e sigurisë. Talebanët fshihen ose arratisen në vendet fqinje, kryesisht në Pakistan, më pas rifillojnë rebelimin kundër Kabulit dhe NATO-s.
Dhjetor 2014: Largimi i trupave luftarake të NATO-s.
Forcat luftarake të NATO-s, (ISAF ose Forca Ndërkombëtare e Asistencës dhe Sigurisë) mbledhin plaçkat pas 13 vitesh konflikt në Afganistan, me një bilanc jo të qartë për shkak të presionit gjithnjë të lartë të kryengritjes së talebanëve. NATO-ja do të vazhdojë të qëndrojë në Afganistan edhe në vitin 2015 me misionin "Mbështetje e përfunduar"që fillon më 1 janar dhe që ka për qëllim mbështetjen dhe stërvitjen e trupave afgane. Por kryengritësit talebanë paraljamëruan presidentin e ri, Ashraf Ghani, që morri këtë funksion më shtator 2014, se nuk do të marrin pjesë në asnjë bisedim për paqe për aq kohë që do të ketë ushtarë të huaj në Afganistan./
/G.S/