Gurë të shumtë janë mbledhur në një kamionçinë pas protestës së zhvilluar këtë të shtunë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ku janë përdorur nga protestuesit për të goditur efektivët e Policisë së Shtetit, gjatë përplasjeve.

Situata u tensionua gjatë tubimit, ku pati akte dhune dhe efektivë policie u vunë në rrezik nga hedhja e sendeve të forta dhe molotovëve.


Lajmi kryesor:

Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar