TIRANE - Dyshimet për prezencën e aflatoksinës në disa lloje qumështi kanë alarmuar shumë vende të Rajonit, ku shumica prej tyre si Kosova, Serbia, Maqedonia kanë marrë masat duke hequr nga tregu këto produkte. Po në Shqipëri? A ka kontrolle mbi këto firma qumështi që janë të pranishme në treg?
Vetëm sot Radio Evropa e Lirë shkruan se Kosova i ka thënë Stop tregtimit të 5 llojeve të qumështit, ndër to 3 me origjinë shqiptare, Fast, Primat dhe Dukat me origjinë kroate por që tregtohet edhe në Shqipëri.
Sinjalizimi është bërë nga Bosnje Hercegovina dhe Kroacia të cilat kanë njoftuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, se në disa produkte të tyre kanë gjetur prani të shtuar të aflatoksinës në qumësht.
Përmes një komunikate për mediat, sot Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës ka njoftuar se në sajë të dyshimeve mbi prezencën e aflatoksinës janë bllokuar produktet e mëposhtme:
JA CFARE NUK DUHET TE KONSUMOJME
Qumësht “Fast“, 3.5% me datë skadimi 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria;
Qumësht “Primalat” , 3.8%, data e skadimit 05.08.2013, me origjinë nga Shqipëria; qumësht "Primalat" 1.5% data e skadimit 10.03.2013, qumësht "Primalat" 1.6% data e skadimit 04.04.2013, si dhe qumështi "Primalat", 3.5% me datë skadimi 01.08.2013;
Qumësht “MEGGLE“, 3.2%, me datë skadimi 23.06.2013 me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina;
Qumësht "ZOTT", 3.5 % me datë skadimi 10.06.2013 me origjinë nga Bosnja, të cilat kanë qenë me këto data skadimi: 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht "ZOTT" me 0.5% yndyrë me datë skadimi 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me datë skadimi 05.07.2013;
Qumësht "Dukat" 2.8% yndyrë, me datë skadimi 12.05.2013 dhe qumështi "Dukat" për kafe të gjitha seritë.
A1 REPORT NE SUPERMARKETE, PRODUKTET NE SHITJE
Ndërkaq në një vëzhgim të kryer nga kamera e televizionit A1 REPORT! Në disa supermakete në Tiranë, është e dukshme prezenca e produkteve Fast dhe Primalat, me data skandece të përafërta me ato që janë bllokuar në Kosovë.
RREZIKU NGA AFLATOKSINA
Ekspozimi i gjatë ndaj aflatoksines mund të shkaktojë tumor të mëlçisë, hemoragji, enjtje, probleme në tretje, probleme në metabolizmin e organizmit, probleme mendore e deri në gjendje kome. Dyshimet mbi produktet e sipërshënuara janë për prezencë në nivele të larta të aflatoksinave, këpurdhat që lidhen me ushqimin e kafshëve, konsumimi i madh i të cilave shkakton kancerin.
AUV: HIQEN NGA TREGU DERI NE ANALIZAT PERFUNDIMTARE
“Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit, të cilët përmes pikave të tyre të shitjes, janë urdhëruar që t’i heqin nga shitja deri në marrjen e super-analizës, e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj, do të vendoset për kthim eventual në treg apo për asgjësim”, thuhet në njoftim.
Në njoftim, luten qytetarët që llojet e produkteve sipas llojit, përqindjes së yndyrës, llojit të paketimit, serisë së prodhimit, vendit të origjinës, të mos blihen apo konsumohen. Në komunikatë, thuhet se qumështi i këtyre brendeve, por që nuk përputhet me të dhënat e lartëshënuara, është i sigurt për konsum.
DREJTORI I PRIMALAT: PRODUKTI I KONTROLLUAR, KONSUMATORET TE QETESOHEN
Pas lajmit të publikuar në mediat kosovare se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës për heqjen nga tregu të disa llojeve të qumështit me origjinë nga Shqipëria, ka reaguar për televizionin A1 REPORT! drejtori i Primalat, Vigan Dervishi.
Ai tha se nuk ka një informacion zyrtar nga Autoritetet e Kosovës në lidhje me zbulimin e tyre për prezencë të aflatoksinës në qumësht, por duke mbajtur përgjegjësi ai siguroi konsumatorët se Primalat është një produkt i kontrolluar dhe i shëndetshëm. “Primatat prodhon në teknologjinë më të kohës, qumështi i nënshtrohet analizave sipas standardeve kombëtare dhe evropine...Eshtë i përshtatshëm dhe i shëndetshëm dhe më i sigurt se çdo produkt, është i paketuar dhe i sterilizuar:, tha gjatë një bisede telefonike me gazetaren Ola Bruko, drejtori i Primalat.
Ai deklaroi më tej se Primalat operon prej një viti në Kosovë dhe nuk ka hasur në asnjë problem të mëparshëm. Dervishi sqaroi se fabrika e prodhimit është suedeze dhe qumështi është me paketim universal tetrapak. “Çdo kuti analizohet, gjatë prodhimit në çdo çerek ore merren kampione..më i pastri ndër të gjithë”, përfundoi Dervishi për televizionin A1 REPORT!
MINISTRIA E BUJQESISE: MASA URGJENTE
Ministria e Bujqësisë Ushqimit ka ndërmarrë nisma urgjente në lidhje me veprimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës për bllokimin e përkohshëm të disa lloj qumështi me origjinë nga Shqipëria.
Përmes një njoftimi për shtyp pas lajmit të publikuar fillimisht nga mediat kosovare, Ministria e Bujqësisë deklaron se “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur menjëherë veprimet në terren, ku janë marrë mostra të qumështit të cilave do tu bëhen analizat për të verifikuar përmbajtjen ose jo të Aflatoksinës. Ndërkohë, gjatë kësaj jave, pas njoftimeve zyrtare nga autoritetet homologe në rajon janë marrë mostra të qumështit Dukat dhe shumë shpejt pritet që të përfundojnë analizat në laboratorët e specializuar të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare.
Në përfundim të njoftimit për shtyp, ministria sqaron se përsa i përket bllokimeve të bëra nga AUV në Kosovë, sqarojmë se ato janë ende në procese analizimi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka marrë me urgjencë mostra të llojeve të qumështit që dyshohet se kanë përmbajtje Aflatoksine dhe shumë shpejt do të publikohen përgjigjet e analizave.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com