AFRIKË E JUGUT - Ndërtesa e sigurisë së lartë që strehon zyrat e Interpolit në qytetin e Pretorias në Afrikën e Jugut është grabitur plot 5 herë në 3 javët e fundit. Hajdutët më të guximshëm në botë duket se i intereson vetëm “leku i shpejtë”.
Grabitësit nga kjo seri vjedhjesh, në kaq pak kohë, kanë mundur të marrin laptopat e zyrave, telekamera dhe pajisje të tjera elektronike, ndërkohë që në një nga rastet kanë hyrë në zyrat e Interpolit dhe me kartat e aksesit të brendshëm. Dhe pse si fenomen është një nga më të absurdët në llojin e tij, një përfaqësues i zyrave të Interpolit ka shtuar për mediat se incidentet “në këtë fazë, nuk duket të jetë serioz”.
Sipas policisë, hajdutëve u interesonin pajisjet e kushtueshme elektronike dhe sipas zëdhenësit të policisë në Pretoria, Solomon Makgale “ka shumë pak gjasa që personat e përfshirë në vjedhje të kenë patus si synim informacionin e ruajtur në laptope, por duket sikur janë më shumë të interesuar në bërjen e lekut të shpejtë”. Këtë tezë të Makgale mund ta konfirmojë dhe fakti që laptopët e vjedhur herën e parë janë gjetur në një dyqan për gjëra të përdorura.
Ndërkohë që eksperte të shërbimeve sekrete hedhin dyshimet e tyre mbi hyrjet e pa autorizuara dhe vjedhjet në zyrat e Interpolit, pasi përsëritja e tyre plot 5 herë në 3 javë mund të jetë dhe provë që diçka po kërkohet aty brenda. Gjithashtu nuk kanë munguar dhe reagimet e autoriteteve dhe ekspertëve kriminolog që shprehen të shqetësuar mbi “aktin e thjesht” të vjedhjes në zyrat Interpolit dhe nëse dikush është kaq i guximshëm dhe i aftë të hyjë kaq shpesh në një institucion të tillë, lind pyetja se çfarë lloji aksesi tjetër të pa autorizuar mund të ketë ndodhur, po në këto zyra.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com