Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ende nuk ka bërë të ditur nëse do ta dekretojë apo jo ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës me 88 vota të deputetëve më 6 tetor.
E pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, presidentja nuk ka pranuar të komentojë, duke mos dhënë detaje për qëndrimin e saj ndaj ndryshimeve të miratuara.
Ligji i miratuar nga Kuvendi iu dërgua presidentes së re më 15 tetor për dekretim, ndërsa vendimi i saj për këtë çështje ende nuk është bërë publik.
Ndryshimet e miratuara përfshijnë disa dispozita që lidhen me funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ndër to është kufizimi i dënimit maksimal në 15 vjet burgim, si dhe mundësia që dënimet të vuhet në Kosovë.
Po ashtu, ndryshimet parashohin mundësinë e faljes presidenciale dhe të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme për çështje që lidhen me juridiksionin e Dhomave të Specializuara.







Komente
Komento