AFRIKE - Trupat franceze në Mali kanë marrë nën kontrollin e tyre aeroportin e Timbuktusë, në jug të vendit afrikan. Një zëdhënës i trupave ushtarake franceze ka bërë të ditur se nuk kanë hasur rezistencë dhe janë drejtuar për në qytet.

Forcat franceze dhe maliane po avancojnë në ofensivën e tyre ndaj rebelëve islamistë, ku të shtunën morën kontrollin e Gaos, një tjetër qytet i rëndësishëm në veri të vendit. Mijëra banorë të Gaos u mblodhën nëpër rrugët e qytetit për të festuar mbërritjen e trupave ushtarake.

Ndërkohë shumë rebelë janë larguar drejt vendeve të fshehta në shkretëtirë, që kur trupat franceze erdhën në Mali që prej fillimi të muajit janar.

Kryengritësit islamikë teksa tërhiqeshin nga qyteti i lashtë sahariane i Timbuktus i kanë vënë zjarrin një bibliotekë që përmban mijëra dorëshkrimeve të lashta, disa datojnë në shekullin e 13-të. Kryetari i bashkisë së Timbuktu e quajti si një "goditje shkatërruese" për trashëgiminë botërore.

Dorëshkrimet e djegura i përkasin botës antike myslimane dhe Greke, duke shkaktuar frikë për dëmtimin e mëtejshëm të trashëgimisë kulturore të vendit pas muajve të shkatërrimit nga islamistët radikalë.

Gjithashtu në mbrojtjen e Kryeqytetit Bamako priten të dërgohen dhe trupa të tjerë ushtarakë nga Unioni Afrikan.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)