
Bombardimet izraelite në Gaza
Afrika e Jugut është bërë shteti i fundit që ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gaza ndërsa ai kryesoi një samit të jashtëzakonshëm të grupit të BRICS të martën.
"Ndëshkimi kolektiv i civilëve palestinezë nëpërmjet përdorimit të paligjshëm të forcës nga Izraeli është një krim lufte. Ndalimi i qëllimshëm i dërgesave të ilaçeve, ushqimit, ujit dhe naftës për rezidentët e Gazës është i barabartë me gjenocidin", tha presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.
Numri i viktimave në Gaza është rreth 14 mijë që prej 7 tetorit kur nisi konflikti, më i përgjakshmi i viteve të fundit.
Afrika e Jugut i bashkohet Turqisë, Iranit, Brazilit, Kolumbisë, Hondurasit, Pakistanit, Irakut, Venezuelës dhe Palestinës në akuzat e tyre se në Gaza po kryhet gjenocid.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izrael dhe Hamas në prag të një marrëveshje! Netanyahu: Vendim i vështirë por i drejtë, lufta do të vazhdojë pas armëpushimit








