Pas dekadash, Afrika ka mposhtur poliomielitin dhe shpallet 'e lirë' falë vaksinës

Pas dekadash, Afrika ka mposhtur poliomielitin dhe shpallet 'e lirë' falë vaksinës

Nigeria është vendi i fundit në Afrikë që u shpall i lirë nga poliomieliti i egër, pasi ka patur më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve globale më pak se një dekadë më parë.

Po çfarë është poliomieliti dhe a është zhdukur përfundimisht ai në Afrikë?

Poliomeliti është një virus që përhapet nga njëriu te njëriu, zakonisht përmes ujit të kontaminuar dhe mund të çojë në paralizë duke sulmuar sistemin nervor.

Dy nga tre llojet e viruseve të poliomielitit të egër janë zhdukur në të gjithë botën kurse sot  Afrika u shpall e lirë nga lloji i fundit i mbetur i polivirusit të egër.

Më shumë se 95% e popullatës afrikane tani është imunizuar. Ky ishte edhe një nga kushtet që Komisioni Rajonal i Çertifikimit në Afrikë vendosi përpara se ta shpallte kontinentin të lirë nga polioma e egër.

Në vitin 1996, polivirusi paralizoi më shumë se 75,000 fëmijë në të gjithë kontinentin afrikan.

Atë vit Nelson Mandela nisi programin "Kick Polio Out of Africa", duke mobilizuar miliona punonjës shëndetësorë që shkuan nga fshati në fshat për të vaksinuar popullsitë.

Që prej vitit 1996 janë prodhuar miliarda vaksina të cilat iu kanë shpëtuar jetën rreth 1.8 milion rasteve të polivirusit të egër.

Konfliktet me grupin militant islamik Boko Haram e kishte kthyer Nigerinë në një zonë pothuajse të ndaluar vaksinimi, veçanrisht shtetin e Borno ku dhe prej luftimeve janë shpërgnulur më shumë se 2 milionë njerëz.

Sa i rrezikshëm është poliomeliti?

Ai prek kryesisht fëmijët nën moshën pesë vjeç. Simptomat fillestare përfshijnë ethe, lodhje, dhimbje koke, të vjella, ngurtësi në qafë dhe dhimbje gjymtyrësh. Gjithashtu ‘pushton’ sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë totale brenda disa orësh.

Një në 200 infeksione çon në paralizë të pakthyeshme. Në mesin e njerëzve të paralizuar, 5% deri 10% e njerëzve vdesin kur muskujt e frymëmarrjes bëhen të palëvizshëm.

Polio mund të importohet lehtësisht nga një vend në dhe mund të përhapet me shpejtësi në mesin e popullatave jo të imunizuara.

Kjo ndodhi edhe në Angola, e cila, pavarësisht dekadave të luftës civile, mundi poliomielitin në vitin 2001. Vendi mbeti pa polio për katër vjet deri në vitin 2005, kur besohet se edhe u shfaqën rastet e para të rikthimit që u sollën nga jashtë vendit.

OBSH thotë se është e rëndësishme që vendet të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin vetëkënaqësitë derisa të ndodhë çrrënjosja globale.

Sipas BBC, të vetmet vende në të cilat poliomeliti është ende aktiv janë Pakistani dhe Afganistani.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen