JOHANNESBURG- Ka përfunduar në tragjedi surpriza, që modelja 30 vjeçare Reeva Steenkamp kishte planifikuar për të dashurin e saj atletin paraolimpik Oscar Pistorius në ditën e Shën Valentinit.
Modelja
E përditshmja në gjuhën afrikane Beeld shkruan se modelja ishte viktimë e një gabimi tragjik, e një ideje romantike që fatkeqësisht përfundoi në dramë.
Atleti 26 vjeçar Oscar Pistorius, i cili përdor proteza metalike, pasi nuk i ka të dyja këmbët është arrestuar nga policia e Afrikës Jugore dhe akuzohet për vrasje. Lajmi bëhet publik edhe nga The Sunday Times, në gjuhën vendase. Policia konfirmoi se në banesën e tij, në Pretorial, është gjetur një grua e vdekur dhe ajo është modelja Reeva Steenkamp. Sipas mediave lokale nga versioni i parë i marrjes në pyetje nga policia të atletit paraolimpik thuhet se ai ka vrarë gabimisht të dashurën duke e ngatërruar me një hajdut.

(Modelja Reeva Steenkamp)
Nga ekspertiza e parë mjekoligjore modelja ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e rënda marrë në kokë dhe krahë. Oscar Pistorius, që vrapon me dy proteza në këmbë është renditur i dytë në garën e 400 metrave, duke arritur të kalojë në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike në Londër 2012. Ai u bë sportisti i parë me aftësi të kufizuara fizike, i cili pas pjesëmarrjeve në garaparaolimpike, mori pjesë edhe në gara olimpike krahas sportistëve të tjerë pa të aftësi të kufizuara.

(sg/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com