Një skenë jo e zakontë është filmuar në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.
Xhirafat janë preja e preferuar e luanëve. Një kafshë e kësaj madhësie dhe mishi i shijshëm, janë një vakt i preferuar për ta. Por jo gjithmonë përpjekjet për ta patur xhirafën “në pjatë” janë të suksesshme.
Kjo skenë është filmuar në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut. Pesë luanë hipur në qafë dhe kapur pas këmbëve të një xhirafe, mundohen ta bëjnë atë të tyren. Përpjekjet ishin shumta, por pas pesë orësh luanët hoqën dorë prej saj.

Komente

