Afrim Qëndro jep dorëheqjen nga posti i  zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë: Mbusha disa gropa në rrugë dhe jo vetëm

Afrim Qëndro ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen nga posti i  zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë. Ai u largua mesditën e sotme nga zyra, teksa u shpreh se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

"Unë në fakt nuk dorëzoj vetëm detyrën si nënkryetar bashkie, kam ardhur politikisht  me vendim të partisë socialiste që në 2016 si koordinator elektoral i PS për qarkun e Vlorës. E kam kryer këtë detyrë për disa zgjedhje. Unë mendoj se e kam përmbyllur më së miri. Kemi marrë rezultate zgjedhore shumë të mira", tha ai.

Referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Qëndro mbush gropat në rrugë, ai u shpreh se në Vlorë ka bërë më shumë se kaq.

"Në funksionim e punëve në Vlorë ka patur disa gropa dhe nuk bëhet fjalë për gropat e asfaltit në rrugët e qytetit që përgjithësisht janë mbyllur, por ka patur disa gropa të tjera si ndriçimi i qytetit që ka qenë në errësirë dhe sot është i ndriçuar. Ka patur një gropë se mbytej Novosela dhe sot është bërë një projekt që s'do mbytet më. Ka patur probleme dhe ne disa lagje si Llonxhë, Karabash ku s'ka patur ujë të pijshëm dhe sot janë mbyll. Për të mos folur dhe për disa gropa të tjera që unë kam mbyll nëpërmjet punës", theksoi ai.

Njoftimi mbi largimin e Qëndros u bë një ditë më parë, pas mbledhjes së PS në Vlorë, ku Arben Ahmetaj u prezantua si i deleguari i socialistëve në këtë qark. Ahmetaj u prezantua nga ish-drejtuesi Damian Gjiknuri i cili është njëkohësisht edhe sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. 

Afrim Qëndro ka deklaruar se do largohet nga Bashkia e Vlorës dhe do të angazhohet në funksione politike e partiake në Tiranë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 22/09/2021 17:45

    Afrimi hsjduti i unazes se re…ska burre me te poshter ne kete bote…. Por i perkedheluri i Edi Rames..

    Përgjigju
  • hoho: 22/09/2021 14:27

    po te kete shtet, ky qendro do ishte ne burg qe me tenderin e astirit.

    Përgjigju
  • Ilir troci: 22/09/2021 14:16

    Ne fakt duhemi pyetur ne ndertuesit sa leke ne ka marr Afrimi dhe Damjani per te mbyll pune ne hipoteke.

    Përgjigju
  • Vkora: 22/09/2021 13:41

    Dritan zleli pernje leje ndertimi do nje kat te tere.Ja ka mesusr Pilua si funksionon.Per cdo leter dhe kur te jep pergjigje negative do 1 mij euro.Ka blere nje godine te tere te rruga muze ne emrin e stij vampirit te Kentwudit ne Narte.Po ai i thote eshte e Edit jo jotja.I vellai we ka nderruar jete.Me kete te merret SPAKU

    Përgjigju
  • Ago: 22/09/2021 12:51

    O Qendro hajduti. Ta futi Leli kete here. Deshe llokma te medha nga Vlora po me duket po te vin Spaku verdall dhe Komandanti te ka kerkuar te dalesh nga skena.

    Përgjigju
    • KB vl: 22/09/2021 13:16

      Afrimi djal punetor dhe i sakrifices. Leli antipodi i tij. Ben reklama , zero pune dhe i korruptuari me i madh ne qytetin tone. Pyesni ndertuesit sa paguajne per nje leje ndertimi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja