Shtatori rrit frikën e përhapjes së COVID në Greqi! Nga data 13, të pavaksinuarit s'do të lejohen në restorante e hotele! Në plan zgjerimi i listës së vaksinimit të detyrueshëm

Shtatori rrit frikën e përhapjes së COVID në Greqi! Nga data 13, të pavaksinuarit s'do të lejohen në restorante e hotele! Në plan zgjerimi i listës së vaksinimit të detyrueshëm

Gushti po përfundon dhe në Greqi, sikurse edhe në shumë vende të tjera, vëmendja e autoriteteve po kthehet gradualisht në shtator dhe vendimet që pritet të merren, në varësi të rritjes së rasteve me COVID.

Rastet ditore të infeksionit në Greqi vijojnë nga 3 mijë deri në 3500 ditë e fundit. Debat në vend kanë shkaktuar masat e vendosur për një 'mini bllokim' që do të hy në fuqi nga 13 shtatori, ku nga kjo datë, në restorante e hotele do të lejohen të hyjnë vetëm personat e vaksinuar, apo ata që e kanë kaluar COVID në 6 muajt e fundit.

Kundër kësaj masë dhe të revoltuar janë shprehur pronarët e bizneseve në Greqi, të cilët thonë se klientët e tyre potenciale zvogëlohen me 50%, për shkak se gati gjysma e popullsisë në vend nuk është vaksinuar.

"Industria nuk mund të përdoret si një levë presioni ndaj shoqërisë për masa që shteti nuk mund t'i imponojë", shprehen ata, duke kërkuar kompensim nga qeveria.

Në rast të rritjes së shifrave të infeksionit edhe pas 'mini-bllokimit', plani tjetër i Greqisë është që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për disa kategori, ndërsa deri më tani me detyrim janë vaksinuar personeli shëndetësor. Në listën e vaksinimit të detyrueshëm janë mësuesit, personeli i sigurisë, policia, zjarrfikëset e personeli ushtarak. Në përgjithësi, detyrimi do të zbatohet për punonjësit që vijnë në kontakt të madh me njerëzit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet