Filmi “Everybody Knows” do të jetë filmi që do ta hapë këtë vit Festivalin e Filmit në Kanë.

Penelope Cruz dhe Javier Bardem janë bashkuar për rolet kryesore në film.
Filmi me regji nga Asghar Farhadi, në gjuhën spanjolle, me datë 8 maj shfaqet në Kanë, dhe është pjesë e garës për Palmën e Artë.

“Everybody Knows” tregon historinë e Laurës, që largohet nga Buenos Aires për në fshatin e lindjes në Spanjë. Një bashkim familjar do ta rikthejë pas të kaluarën e harruar që më pas do të bëjë që gjërat të ndryshojnë drejtimin e tyre.

Edicioni i 71-të i festivalit të filmit në Kanës do të mbahet nga datat 8-19 maj. Cate Blanchett, aktore e njohur, do të jetë presidente e jurisë së Festivalit.

Në faqen zyrtare të këtij eventi ndërkombëtar njoftohet se më datë 12 prill do të bëhet i ditur programi në tërësi i Festivalit të njohur në Francë.