Qyteti Turistik i Sarandës edhe këtë vit do të mirëpresë Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit BUTRINT 2000. Edicioni i 14-të i këtij festivali do të zhvillohet në datat 19 deri 23 korrik 2016 në Teatrin e Qytetit Antik të Butrintit.
Shfaqja shqiptare “Made in Albania” me autor Stefan Çapalikun dhe regjisor Altin Bashën do të hapë natën e parë të festivalit.
Nata e dytë e festivalit do të vazhdojë me një shfaqje koncertore me 60 artistë grekë nga Korfuzi, drejtuar nga dirigjenti Alkis Baltas.
Shfaqja “Shtëpia e Bernarda Albës”, e regjisores Diana Dobreva prezantohet nga trupa e Sofjas. Kjo është shpallur si shfaqja më e mirë e vitit 2015 në Bullgari, pohon drejtori i këtij festivali Alfred Bualoti.
Nuk do të mungojnë në këtë festival edhe teatri spanjoll që do performojë në shfaqjen “Dasma e Gjakut” të Federico Garcia Lorkës me regji të Irina Kuberskaja.
Trupa e Teatrit të Madrindit e ka realizuar këtë shfaqje posaçërisht për Festivalin e Butrintit. Festivali i Butrintit mbështetet nga nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Sarandës dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.

/Shqiptarja.com

VIDEO