Panairi i 15-të i Librit “Ulqini 2015”, në Mal të ZI do të çelt më 26 korrik dhe do të vijojë deri më 4 gusht 2015. Nën kujdesin e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, panairi i sivjetshëm realizon vazhdimësinë e traditës së organizimit të kësaj veprimtarie.
Veç Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike. Gati 40 botues do të jenë prezent gjatë ditëve të Panairit. Në Panairin e librit në Ulqin parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje mbi 3500 tituj librash.
I ftuar nderi i Panairit të Librit këtë vit, shkrimtari i mirënjohur Fatos Kongoli. Në ceremoninë e hapjes do të jenë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta; ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, si edhe kryetari i Kuvendit të Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Kulturës të Malit të Zi, Pavle Goranoviq e ministri i Kulturës së Kosovës, Kujtim Shala. Mbrëmja e ditës së dytë të Panairit do t’i kushtohet veprës së shkrimtarëve Fatos Kongoli dhe Gjergj Gjokaj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com