Me afrimin e natës së ndërrimit të viteve është rritur fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen për festa në atdhe.
Përmes pikës kufitare të Kapshticës, Report Tv mëson se në datën 28 dhjetor, kanë hyrë mbi 4 mijë e 400 qytetarë dhe kanë dalë mbi 2 mijë e 100 persona.
Ndërkohë, burime nga policia kufitare e Qafë-Thanës, thanë për Report Tv se më 28 dhjetor, kanë hyrë për në Shqipëri rreth 2 mijë e 800 persona dhe kanë dalë mbi 2 mijë e 100 qytetarë.
Komento