Agalliu në Report Tv: S'dolëm me 61 kandidatë që mos të ndahej vota e demokratëve! S’bëjmë fushatë Berishën dhe Metën

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, thotë se Partia Demokratike i kishte 61 emra për kandidatë për bashki për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj, por nuk i nxorën, pasi menduan që votat e demokratëve mos të ndaheshin më dysh. Por megjithatë theksoi Agalliu, ato nuk do të bëjnë fushatë për lëvizjen e koalicionit Berisha-Meta, por vetëm për anëtarët e këshillit bashkiakë të cilët janë me logon e PD-s zyrtare.

I ftuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliun, deputeti tha se mosnxjerrja e emrave për 61 bashkitë tregoi se grupimi i tyre nuk është i shitur tek Edi Rama, duke hedhur poshtë akuzat e Sali Berishës.

‘PD nga momenti i datës 9 shtator kur Basha përjashtoi Berishën pasi u shpall non grata ka pasur një sërë ngjarjesh të rëndësishme që e kanë ndarë PD-në në dy grupime. PD beson se është e ardhmja e PD-së, nga ana tjetër është grupimi tjetër që kërkon qarkullim elitash, duke mos venë në pikëpyetje edhe aleancën me SHBA-në. Berisha ka vendosur të bëjë aleancë me Metën. Ne kemi qëndruar nën logon e PD-së, duke u munduar që mos ti hedhim benzinë zjarrit. Kemi menduar se qëndrimi dhe takimi në mënyrë individuale i ka shërbyer mos ndarjes edhe më tej të këtij grupimi. Absolutisht nuk është e vështirë që të gjenim 61 kandidatë për bashki. Ne menduam se vota e PD-së të mos ndahej në dyshë. Por kjo nuk do të thotë se do të bëjmë fushatë për lëvizjen e tyre. Do të bëjmë fushatë për këshillat e PD-së, dhe logon e PD-së. Demokratë duhet të kuptojnë një herë e mirë se duhet të votojnë logon e PD-së. Në Tiranë ka pasur disa bashki në të cilat strukturat përkatëse kanë kërkuar me insistim që të nxjerrin kandidatë. Tirana duke qenë një metropol, fushëbeteja kryesore menduam të mbajmë të hapur diskursin politik. I kemi lënë demokratët e lirë të vendosin se kë do të votojmë. Nëse do të ishim të shitur do t’i gjenim 61 kandidatë, por kjo nuk është e vërtetë.’- u shpreh ai.

I pyetur se çfarë do të ndodhë pas 14 majit me situatën brenda Partisë Demokratike, Agalliu tha se duhet të kryhen zgjedhje të reja dhe PD duhet të zgjedhje kryetarin e ri.

‘Pas zgjedhjeve të 14 majit, PD duhet të bëjë zgjedhje të reja dhe të zgjedhë kryetarin e ri të PD-së. Nëse nuk riorganizohet do të ketë probleme të mëdha.’- tha Agalliu.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SADIU: 11/04/2023 08:30

    Ikni o mostrat e Saliut që shkatërruat PD. Justifikime banale bëni ju këlyshëve e nongratës. U mbulonte turpi o njerz pa dinjitet.

    Përgjigju
  • Drini: 10/04/2023 11:45

    Ti dhe shoket e tu erdhet rastesisht deputete, shijojeni deri 2025 dhe do ju duket enderr e gjitha kjo.

    Përgjigju
  • Lepri: 10/04/2023 08:48

    A e the ti qe pas 14 majit duhen zgjedhje per kryetar ?! U tha u be pa diskutim fare. Hahahahaha hahahahahah. O vëlla o figurë, ti bashke me ata çapaçulet e tjere qe e blete mandatin nga Lulja nxitoni pak se erdhi 2025. Besoj e dini ku do perfundoni si ata kërpëratistet e tjete te 2021. Ju çeta e deshperuar dhe ata te para 2021 jeni turpi i kesaj dekade qe siç u futet ne politike do sikteriseni

    Përgjigju
  • Derda: 10/04/2023 08:13

    Ja dhe ky karabushi qe e ka fut Rama nxhep na derdellis si i ndershem. Ndarja e PD esht fundi i zgjedhjeve. Mire keq sinparti skeni qene te afte te nxirrni asnje qe nga koha e Olldashit, madje dhe kur e vrane ate rrinit si pula. Njerez pa karakter qe do ju gjykoj historia.

    Përgjigju
  • Iris: 10/04/2023 02:20

    Naive! Demokratet te ndare jane dhe zgjedhjen mes vedi e kane bere me ke do te shkojne dhe ju nuk po beni fushate,por ama Berisha e Meta po bejne kunder jush.Mendoj qe ose nuk e kuptoni,ose nuk po e vleresoni sa duhet rrezikun qe paraqet kunder jush kjo dyshe.

    Përgjigju
  • Ledina: 09/04/2023 20:31

    Sot per sot armiku me i rrezikshem i PD eshe i brendshmi: Nongrata Sali Berisha. Pa u hequr nga skena politike se pari ky ish-komunist fanatik i kamufluar si demokrat, nuk mund te luftohet kurre Edi Rama.

    Përgjigju
    • Italja si moter: 09/04/2023 23:21

      Po si do te mbroni kandidatet e dale nga meta -sala more ditezi a e kuptoni qe po ju fut s"terkembeßhin saliu duke ja dhuruar pd ilirit , kaq te trashe jeni ?meire pd te shuhet fare,mos u mbuloni me shoshe ,krimet qe ka bere pd nuk ka kandar qe i mban shkaterruat shqiperine ,faktojani kret Rames ,por nuk keni fakte vetem mundoheni ato qe ka bere sala thoni qe i ka bere Edi ,Edi Rama nu i ka duart te lyera me gjak mos u mundoni kot ,largoni te gjithe zagaret beni zgjedhjet ne pd largoni saliun milloshevicin e shqiperise ,turp per pd

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja