Agalliu: PD ka përmbyllur programin elektoral për 2025! Në mars publikojmë emrat e kandidatëve për deputetë! Ardhjen në pushtet s'e kemi larg

PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe në mars do publikojë listën e kandidatëve për deputetë. Këtë e konfirmoi Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu në “Studio Live” në Report Tv në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

“Në mars do nxjerrim listën e plotë të kandidatëve për deputetë në 2025. Do jemi në gjendje t'u shpalosim të gjithë shqiptarëve programin tonë për të bërë dëgjesa dhe për të marrë mendime.  Publikimi i emrave të kandidatëve do jetë në fund ose në mes të marsit. Kemi marrë përsipër që të paraqesim të gjithë ekipin tonë. Nga ana tjetër të mos harrojmë se deputetët që janë te PD zyrtare në mënyrë të përditshme dorëzojnë amendamente. Unë sot kamë dorëzuar një amendament për faturat ndaj bizneseve”.

Agalliu deklaroi se PD ka përmbyllur edhe programin elektoral për zgjedhjet e 2025.

“Kemi ecur me programin. PD ka përmbyllur programin elektoral për 2025 dhe është dërguar te partnerët tanë CDU-CSU”, shtoi ai në Report Tv.

“Sot jemi 1 vit e pak përpara zgjedhjeve që i jep mundësi çdo kandidati për deputet të sqarojë në zonën e vetë programin dhe ta rrisë PD duke bërë të mundur ndryshimin dhe fitimin e zgjedhjeve. Nuk duhet të harrojmë denoncimin. Po të futeni në faqen zyrtare të PD do shikoni që nuk ka ditë që mungojnë dy-tre ose katër denoncime të PD”.

Ndërsa bëri një krahasim të rezultateve të PD dhe Rithemelimit në koalicion me Partinë e Lirisë në zgjedhjet e 14 majit, Agalliu u shpreh i bindur se PD do të jetë një alternativë në këto zgjedhje që vijnë duke premtuar se ardhjen në pushtet nuk do e kenë të largët.

“Me Alibeajn në krye të PD për zgjedhjet lokale, mori aq vota. Nga ana tjetër Rithemelimi me LSI në ditën e tyre më të mirë morë aq vota sa morën. Me diferencë të vakët. Sot që ne flasin shumë janë afruar te PD, por ne besojmë fort që me ndërtimin e një programi dhe me një ekip të mirë deputetësh të pastër, me marrëdhënien e mirë me SHBA e Britani do mund të nxjerrim ata shqiptarë që nuk shkuan në votim. Besoj që ne do jemi një alternativë, ardhjen në pushtet nuk do e këtë të largët”, shtoi ai.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 29/01/2024 19:10

    Edhe krahu Lulit,si Luli,karagjozë complet.Jemi afer marrjes pushtetit thone.Qesharake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë