Deputeti i PD Arbi Agalliu tha në Komisionin e Ekonomisë se skema që është sot në funksion për tatimin mbi të ardhurat po ushtron presion ndaj bazës së shoqërisë. Agalliu theksoi se mjekëve, infermierëve, pegagogëve, intelektualëve të këtij vendi, nuk mund t’ju ofrohet presion për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi. Sipas tij, këto janë shtresa që konsumojnë më shumë dhe duhet t’ju ofrohen kushtet. Sakaq, ai theksoi se mund të gjenden të tjera mundësi për të rritur buxhetin e shtetit, ndërsa u shpreh se ulja e tatimit mbi punësimin ndikon në ngritjen e jetës së qytetarëve pa ikur nga vendi.
“Dihet që kjo lloj shtrese, mjekët infermierët, pedagogët, shtresa intelektuale dhe e mesme e shoqërisë, janë ata që qarkullojnë kapitalin, konsumojnë, kjo pjesë e shoqërisë së cilës e çon para vendin dhe i kemi detyrim, kësaj shtrese s'mund tju ofrojmë presion për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi. Nga skema, nga paga 50 mijë dheri në 150 mijë, ku është dhe numri i madh i të punësuarve, është shtresa intelektuale e këtij vendi, kjo shtresë ka ngarkesën më të madhe. Nxit largimin e kësaj shtrese. Do doja të ushtronit fuqinë tuaj si ministre aq sa e keni për të ulur tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, për t’i dhënë frymëmarrje kësaj shtrese. Të merren masa t’ju krijohen kushtet, të ngrejnë jetën e tyre këtu dhe të vijojnë të kontribuojnë në shoqëri. Në statistikat që kemi, më shumë se të papunët po kërkojnë të largohen mjekët, infermierët. Nuk e shoh me vend që kësaj shtrese t'i faturojmë ngarkesën më të madhe. Merrni parasysh për ta riparë zonja ministre, sepse mundësi për të financuar buxhetin e shtetit do të gjenden plot."-tha Agalliu.
Lajmi kryesor:
Debate te 'Ekonomia', ministrja prezanton Paketën Fiskale! Braçe: Fabrikat e qumështit në vend janë në llum fiskal, numri i lopëve bie, ato rrisin prodhimin! Çfarë magjie përdorin?
Sondazhi i ditës:
A duhet të ketë një Paketë të dytë të Rezistencës Sociale?
-
Po
86.3%
-
Jo
8.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2071
Lajme të tjera
-
Braçe depoziton në Kuvend projektligjin, bujqit e blegtorët të mbrohen ligjërisht si shoqëri tregtare: Nuk do të vuajnë me vonesa në pagesa
5 Korrik, 17:09
-
Rama nga Holanda: SHELL ka zbuluar në nëntokën shqiptare një sasi të madhe gazi dhe nafte, ndryshon të ardhmen e Shqipërisë por edhe të Evropës
5 Korrik, 10:07
-
Braçe sërish në protestë me fermerët e shalqirit: Grumbulluesit po bëjnë lojëra për të ulur çmimin, Ministria të ndërhyjë
4 Korrik, 13:08
-
Braçe- zyrtarëve: Lërini zyrat me kondicioner, hajde shesim shalqirin! Lëreni skemën që e merrni me çmim të lirë nga fermeri dhe e shisni në Europë 3 herë më shumë
2 Korrik, 13:22
-
Çmimi i naftës bie për të katërtën herë brenda një jave! Nga sot shitet me 243 lekë/litër, ulet edhe benzina me gazin
1 Korrik, 10:06
-
Mbaron afati, 8900 biznese të pafiskalizuara do të kalojnë në status pasiv! Nga sot ka gjoba! Drejtoria e Tatimeve asnjë reagim për 15.000 subjektet që punojnë me kasa të vjetra
1 Korrik, 10:02
-
Rritja e çmimeve ka sjellë 130 mln dollarë më shumë në buxhet, qeveria ende pa vendim për mbështetjen e kategorive në nevojë! Përfundon paketa e rezistencës sociale
1 Korrik, 09:49
-
Ironia e Salianjit: Rama dhe Braçe kanë shqetësim të madh, iu kanë humbur lopët
30 Qershor, 14:44
-
Braçe i përgjigjet Ramës: Po më thua që i kam numëruar lopët gabim, i kam fryrë shifrat?! (VIDEO)
30 Qershor, 13:10
-
Kompensim ndërtuesve në kohë krize, Braçe: Akti i duhur, qeverisja e Berishës i mbyti me borxhe! Të jemi transparentë, ja kompanitë që s’duhet të fitojnë
30 Qershor, 12:21
-
Me 75 vota pro, miratohet akti normativ për kompensimin e çmimeve për materiale ndërtimi, Ministrja: Paketë anti krizë, përfitojnë 300 kompani! Duma: Gënjeni, publikoni fituesit! Favorizoni miqtë e Ramës
30 Qershor, 07:58
-
Braçe vijon replikën me Ramën: Unë nuk numëroj lopët! Iu besoj haureve bosh, më falni që nuk di të gënjej
28 Qershor, 18:37