“Nuk kam qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë, nuk kam pasur asnjë përfitim financiar nëpërmjet tenderimit dhe aq më pak të kem qenë pjesë e grupeve kriminale”. Këto janë deklarimet që dha para togave të zeza Ergys Agasi, i arrestuar nga forcat e policisë pasditen e 26 gushtit, pas 8 muajve në arrati në kërkim nga SPAK. Dëshminë e tij e zbardhi avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia në përfundim të senacës që zgjati më shumë se 4 orë.

Avokati tha se do të ankimojnë akuzën e korrupsionit pasiv që është shtuar ndaj Agasit.

Pjesë nga deklarata e avokatit Maks Haxhia

Maks Haxhia: Pas një procesi 7 orë në GJKKO, më vjen shumë keq dhe ndjehem i ligështuar që ju s'ishit prezent, për arsye sepse unë jam i vetëm dhe jam i paaftë që të zhbëj atë opinion që është mbarsur kundra të mbrojturit prej meje, Ergys Agasi. Po të ishit atje do ishte një ndihmë e madhe jo vetëm për Ergysin, jo vetëm për ne, por edhe për të orientuar drejt opinionin që të marrë vesh që proceset nuk bëhen në media nga njerëz të caktuar. Megjithatë kam një falënderim për gjykatën, të paktën na la prej shtatë orësh të debatonim dhe të paraqisnim argumentet tona të cilat ishin të detajuara dhe mund të them që si konkluzion, pavarësisht se gjykata vendosi që të mos ja ndryshojë masën e sigurimit atë të arrestit në  në burg, por si konkluzion ne si mbrojtje dalim me një optimizëm për shkak sepse këto provat dhe kjo dosje kur t'i nënshtrohet procesit të debatit në gjyqin e themelit ju siguroj që do jetë në drejt pafajësisë së Agasit.

Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë e adresuar nga akuza në drejtim të zotit Agasi, përfundimisht me ato analiza që ju bënë provave të administruara dhe vendimeve të organit të prokurorisë, që hoqi sekuestron nga makina dhe nga vëllezërit Mergaj, tregoi dhe çoi automatikisht në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi. Dua të them se ajo që na bëri dhe optimist tjetër ishte sepse organi i akuzës, në çmimin tonë natyrisht sepse ne shohim në detaj jo vetëm dosjet dhe dokumentet e përfshira në të por edhe qëndrimin e organit të akuzës, i cili sot erdhi me një akuzë të re për korrupsion që populli kujton se është kjo akuzë, por sot u vendos korrupsion pasiv edhe ndaj zotit Agasi. Gjë që do të thotë në çmimin tonë gjithmonë e theksoj që pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur organin e prokurorisë deri në ditën e sotme dhe kështu për të përforcuar dhe për të qëndruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës edhe për t'i thënë dhe opinionit që ne jemi këtu, sot u paraqit kjo akuzë.

Ergys Agasi dha shpjegimet edhe insistoi dhe provoi dy gjëra. Gjëja e parë që s'ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë dhe nuk ka patur asnjë përfitim në financat dhe nëpërmjet tenderimit dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme.

Takimet e zyrtarëve me Agasin?

Maks Haxhia: Atëherë aludimi ka ardhur nga mediat që është servirur, që zoti Agasi është personazh që bën politikën shtetërore, bën politikën ekonomike, cakton buxhetet, por sot në proces prokuroria që edhe pse  gjatë kontrollit ka sekuestruar një mini kamer, nuk solli absolutisht, absolutisht asnjë moment, asnjë pasazh filmimi nga këtu. Tashi të takosh një njeri që s'është kriminel, por është një njeri i nderuar, nuk është vepër penale me sa di unë të paktën prej 45 vjetësh që jam në këtë profesion.

Kush e ka korruptuar Ergys Agasin dhe çfarë funksioni ka patur sipas SPAK kur është korruptuar?

Maks Haxhia: Se di pra, unë këtë po them. Po kërkojmë që të na paraqesë provat prokuroria për ku qëndron korrupsioni dhe korruptimi.

Atëherë si arsyetoi prokurori veprën penale të korrupsionit, ku konsiston?

Maks Haxhia: Solli vetëm urdhrin

Lidhja me shpatarakun ishte shoqërore apo?

Maks Haxhia: Mos më spostoni nga ky pozicion që jam se s'ka të bëjë fare. Ai është në juridiksion tjetër, nuk ishte pjesë e debatit as nuk është përmendur fare.


Lajmi kryesor:

Dosja ‘AKSHI’, GJKKO lë në burg Ergys Agasin! Biznesmeni: S’kam marrë pjesë e as kam përfituar nga tenderët, nuk kam qenë pjesë e grupeve kriminale