Agim Basha: Papërgjegjshmëri
dhe pa aftësi e policisë

Agim Basha: Papërgjegjshmëri<br />dhe pa aftësi e policisë
TIRANE - Masakra e plazhit me solli në memorje disa ngjarje te rënda kriminale. Si qytetar e për më tepër si oficer policie në detyrë ndiej dhimbje dhe revoltë. Në të gjitha rastet ka një përpjekje imorale për ti paraqitur ngjarjet me stilin "na ishte njëherë" , shkruhen e lexohen "fletërrufe" për autorët ...etj. Krime ka në gjithë globin, prandaj ka sisteme juridiko-penal dhe polici.

Në çdo vend kriminaliteti ka specifika në varësi të stadeve të kulturës, temperamentit dhe qëndrimeve të popullates e policisë ndaj sigurisë e pronës. Një polici e përgjegjeshme nuk mund ti trajtoj ngjarjet si kronika historike, as të "kritikojë" kriminelet. Policia merr përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët e vet dhe për t'ju garantuar vijimin e jetës e të çdo aktiviteti të ligjshëm.

Policia profesionale analizon të gjitha specifikat e kriminalitetit dhe ndërton strategji e taktika policimi efikase ku perfshin masivisht qytetarët pa të cilët çdo polici është e dështuar. Realiteti është ulëritës. Papërgjegjshmëri dhe pa aftësi e policisë nga njëra anë, indiference e mungesë bashkëpunimi për sigurinë e tyre nga qytetarët.

Çdo situatë sado problematike është e menaxhueshme, po duhet bërë hapi i parë. Hapi i parë është të pranojmë me kurajo e publikisht gjendjen ku jemi, PRA : Të mos gënjejmë veten e njëri-tjetrin.. Qëndrimi i policisë dhe medias ndaj ngjarjes së djeshme, së paku është imoral..

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet