ATHINE- Tetë oficerë të lartë të policisë greke janë zëvendësuar nga postet e tyre nevralgjike, në mënyrë që të garantohet objektiviteti në hetimet e Shërbimit të Brendshëm Operativ dhe Hetimor të policisë, në lidhje me denoncimet se "Agimi i Artë" i ka hedhur rrënjët e tij edhe në strukturat e larta të policisë Greke, por edhe të Ushtrisë.
Po ashtu sot janë dorëhequr edhe dy drejtues të lartë të policisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Greqisë së Jugut, lejtnant John Dikopulo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Greqisë Qendrore, Apostolos Kaskani dhanë dorëheqjen “për arsye personale”, por dorëheqja kryhet menjëherë pas urdhrit të Ministrit të Rendit, Nikos Dendias për hetim mbi ndonjë lidhje të mundshme mes policisë dhe veprimtarisë së “Agimit të Artë”.
Mesditën e ditës së hënë është komunikuar nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke se tetë oficerë të lartë në postet drejtuese të policisë greke, të cilët deri më tani mbanin postet nga më nevralgjiket në hierarkinë e policisë, janë zëvendësuar urgjentisht nga detyra dhe janë transferuar në poste të tjera, në mënyrë që të garantohet objektiviteti në hetimet e Shërbimit të Brendshëm Operativ dhe Hetimor të policisë, në lidhje me denoncimet se "Agimi i Artë" ka hedhur rrënjët në polici, se mbrohet, mbulohet dhe mbështetet me armë, trainim dhe informacione të ndryshme të rëndësishme.
Sikundër thuhet në komunikatën e sotme, me urdhër të Ministrit së Rendit dhe Mbrojtjes së Qytetarit, N. Dendia, u është dorëzuar drejtuesve të lartë të policisë dosja em të dhënat në lidhje hetimet e kryera dhe denoncimet për implikim energjik të oficerëve të lartë të policisë, por edhe nga të gjitha strukturat e tjera të policisë me Agimin e Artë
Në këtë kuadër është vendosur zëvendësimi, i cili është konsideruar si shkarkim, i tetë oficerëve të lartë të policisë greke, të cilët janë:
- Nëngjenerali, përgjegjës për Sektorin e Sigurisë së Shtabit të Policisë Greke
- Drejtori dhe nëndrejtori i EKAM
- Drejtori i policisë, përgjegjës për përballimin e Krimit të Organizuar dhe Tregtimit të qenieve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës.
- Nëndrejtori i policisë, përgjegjës për Sektorin e Armatimeve dhe Lëndëve Shpërthyese të Nëndrejtorisë së Sigurisë Shtetërore të Atikës
- Përgjegjësi i skuadrës së Drejtorisë së Rajonit të Policisë në Keratsini, policët e këtij rajoni u gjendën ne vendin ku përpara disa ditësh u vra këngëtari i majtë grek dhe pavarësisht trazirave nuk ndërhynë
- Drejtori i Skuadrës së ndërhyrjes së shpejtë DELTA
- Drejtori i Rajonit të Policisë në Nikea.
Në shtypin e ditëve të fundit ka pasur denoncime dhe shkrime të ndryshme në lidhje me implikimin e oficerëve të ndryshëm të policisë, por edhe ushtarakëve të thjeshtë nga radhët e policisë dhe ushtrisë me partinë neonaziste të "Agimit të Artë". Denoncikmet janë kryer të dokumentuara nga reporterë dhe ish-anëtarë të "Agimit të Artë", të cilët deklarojnë se trajnuesit ushtarakë te anëtarëve të "Agimit të Artë" janë nga policia dhe ushtria, por edhe nga shërbimet sekrete, jo vetëm të dalë në pension, por edhe në shërbim aktiv.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com