ATHINE- Partia greke “Agimi i Artë” e konsideron popullin shqiptar një komb kaçakësh, mbeturinë e Perandorisë Osmane në Ilirinë greke. Artikulli fyes dhe provokues i publikuar në faqen zyrtare të kësaj partie vjen si një reagim ndaj kërkesës së Aleancës Kuq e Zi për largimin e kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Shqiptarët-thuhet në shkrim- janë një komb kaçakësh të trembur e të leckosur, që kërcëjnë kryepeshkopin Anastas, duke përfituar nga dobësa dhe disfatizmi i qeverise së dordolecëve të Athinës, me kërkesa të pabaza dhe të egra për Çamërinë.
Në shkrim theksohet se për dy dekada Kryepeshkopi Anastas Janullatos punon për interesat e Greqisë, duke vazhduar me besnikëri rrugën e Kosmas Aetolian, i cili 100 vjet më parë ia kushtoi jetën e tij Vorio Epirit, duke hapur shkolla dhe kisha në këtë zonë.
Shqiptarët konsiderohen si mbeturinë e perandorisë osmane në tokën e lashtë greke të Ilirisë, një komb i krijuar nga italianër dhe që mbahet e mbështetet nga Amerika. Më tej në shkrim theksohet se mjafton të tështijë Greqia që të heshtë edhe shqiptari i fundit në botë.
"Agimi i Artë" përfundon këtë artikull në faqen zyrtare duke paralajmëruar hapjen e degëve të saj në Korcë, Delvinë, Himarë dhe Tepelenë për të mbrojtur kërkesat e vorioepiriotëve.

(Foto: Shkrimi i publikuar ne faqen zyrtare te Agimit te Arte)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com