Agimi i Artë kërcënon në Himarë:
Do të luftojmë për çlirimin e saj

Agimi i Artë kërcënon në Himarë:<br />Do të luftojmë për çlirimin e saj
Vlorë (Himarë) - Trevjetori i vdekjes së Aristotel Gumës, të riut himaroit që u përplas nga një makinë teksa udhëtonte me motor, është kthyer në një luftë etnike dhe me plot incidente, nga përfaqësuesit e Agimit të Artë, të cilët hyjnë dhe lëvizin lirshëm në Shqipëri, sa herë duan.

Gjatë përkujtimores së Gumës në varrezat e Himarës, përfaqësues të partisë naziste greke, Agimi i Artë, mbajtën dhe një fjalim të ashpër. Kristoforos Tsankas deklaroi te varri i Gumës, se nuk ishin në Himarë për të ikur, por për të luftuar deri në çlirimin e Himarës.
 
Ja fjalimi i plotë i përfaqësuesit të Agimit të Artë, Kristoforos Tsankas:
 
"Po them dy fjalë në emër të komandantit tonë, Nikos Mihaliakos, të kryesisë dhe në veçanti të të ngarkuarit per çështjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund të ndodhet këtu, pasi regjimi i jashtëligjshëm i Tiranes e ka shpallur atë 'Non Grata' për shkak të aktivitetit të tij patriotik.

Por, mendja e tij ndodhet këtu me ne. Poeti ynë kombëtar, Dhionisis Solomos ka shkruar: 'Mos vallë kam gjë tjetër në mendjen time veç lirisë dhe gjuhës?' Pikërisht këtë kishte në mendje edhe Aristotel Guma. Liri dhe gjuhë, ndaj dhe ra si hero. Vdekja e tij tragjike tregoi se me të vërtetë ai u tregua grek dhe vrasësit e tij tiranë.

Është fati i grave të Himarës të lindin heronj. Dhe është fati i kësaj toke që të mbajë në gjirin e saj trima. Si njerëz na vjen keq për vdekjen e tij. Si greke ne mbajmë në zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madhështinë e burrit. Kriminelët që i hoqën jetën, nuk mund t'i përdhosin emrin, i cili do të mbetet i përjetshëm.

Ai humbi jetën për të fituar përjetësinë. Zonja dhe zotërinj, Agimi i Artë nuk vjen në Himare për të ikur. Bëjmë nderime mbi varrin e tij dhe premtojmë se do te vazhdojmë luftën, deri në momentin e çlirimit. Rroftë Kombi!"
 
 Para ceremonisë në varreza, ku u këndua dhe himni grek, përfaqësuesit e Agimit të Artë nxorrën nga kisha priftin e Shën Spirodhonit, i cili nuk pranoi që të kryente ritet e tyre. Aristotel Guma vdiq tri vjet më parë afër Himarës.

Pas një konflikti me disa të rinj në lokalet e Vlorës, Guma u largua me motorrin e tij në drejtim të Himarës, ndërsa grupi i djemve e ndoqën me një makinë, për ta zënë në rrugë, afër qytetit të tij. Gjatë ndjekjes e përplasën motorin me makinë, duke shkaktuar dhe vdekjen e Gumës.

Ngjarja mori menjëherë ngjyrime nacionaliste, ndërsa nga hetimet rezultoi, se sherri në lokal, pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, kishte nisur për çështje femrash.



  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator