GREQI - Policia greke është duke kërkuar armët e fshehura nga partia neonaziste në baza të sigurta apo pika të tjera, pasi njeri prej të arrestuarve pohoi se "Agimi i artë" ka një arsenal sekret armësh.
"Ekathimerini" ka njoftuar sot se të hënën, kur skuadra e antiterrorit kërkoi në shtëpinë e deputetit të arrestuar Kristo Papas, atij iu gjetën disa armë zjarri sëbashku me materiale të tjera propagandistike naziste, përfshirë edhe fotot e Hitlerit.
Megjithatë, raporti i përpiluar nga prokurori i Gjykatës së Lartë Kristos Vourliotis bën të ditur se ekzistojnë shumë armë të fshehura diku në Athinë.
Ish-anëtarë të Agimit të Artë" kanë vënë në dijeni policinë se partia kishte dy kampe stërvitjeje në Atikë, ku atyre iu mësohej sesi të përdornin armët. Ato armë nuk janë mbajtur asnjëhërë në zyrat e partisë, por diku tjetrë.
Dy dëshmitarët ishin anëtarë të degës së partisë në Nikea, në zonën ku u vra reperi antiracist Pavlos Fyssas.
Ata dëshmuan gjithashtu për organizimin e partisë: ndarë në qeliza të vogla prej pesë anëtarësh me një kryetar që raporton tek eprorët.
Anëtarët e partisë indoktrinoheshin sipas mësive të Hitlerit dhe merrnin mësime të rregullta në klasa, kurse ata që vinin në pikëpyetje eprorët e tyre ose partinë, rriheshin. Një grup anëtarësh ishte përcaktuar për të ndëshkuar cilindo që largohej prej partisë, për t'u siguruar se pas kësaj, ata nuk do të tregonin se çfarë bëhej aty.
Dëshmitarët po ashtu deklaruan se edhe pse anëtarët e partisë neonaziste ishin të përfshirë në sulmet e dhunshme mbi emigrantët, ata po ashtu i përdornin emigrantët për të shitur cigare kontrabandë apo veshjet,që partia i mblidhte nga bamirësitë.
E DASHURA DHE BABAI I KENGETARIT DËSHMOJNË NË POLICI
E dashura dhe babai i këngëtarit Fyssas, që u vra nga një anëtar i "Agimit të Artë" në fillim të shtatroti, u paraqitën sot në gjykatën e Pireut për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me vrasësin Jorgos Roupakias.
E dashura e Fyssas kishte kërkuar më shumë kohë qetësi para se të paraqitej në gjykatë për të dëshmuar, për shkak të gjendjes së saj të keqe psikologjike, që pas vdekjes së tij në krahët e saj.
Vrasësi vetë ka dëshmuar se e ka qëlluar këngëtarin dy herë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kush është Nikol Beneki
stërvitjes dhe skuadrat e ndëshkimit">