Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi rëndësinë e politikave të qëndrueshme dhe afatgjata për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë si dhe standardizimin e certifikimin e saj.
“Kjo është arsyeja pse diaspora duhet të shihet jo thjesht si një realitet kulturor, por si një realitet arsimor që kërkon politika të posaçme, të menduara në mënyrë sistematike dhe afatgjatë. Prandaj kemi nevojë për një Agjenci Kombëtare për gjuhën shqipe. Kjo nuk është një çështje terminologjie, por një ndryshim thelbësor në qasje pedagogjike", tha ministrja.
Ajo shpjegoi edhe vizionin mbi të cilin do të hedhë themelet kjo agjenci.
“Standardizimi në këtë fazë nënkupton ndërtimin paralel të dy shtyllave: ruajtjen dhe zhvillimin e kurrikulës së gjuhës shqipe si gjuhë e trashëgimisë, dhe njëkohësisht krijimin e një kurrikule të re për gjuhën shqipe si gjuhë e dytë apo e huaj, të përshtatur me realitetin e diasporës. Kjo kërkon gjithashtu ndërtimin e një kornize kombëtare për gjuhën shqipe, e cila të përcaktojë nivelet e kompetencës gjuhësore dhe të harmonizohet me Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (A1/2 B1/2 C1/2)", tha Kumbaro.
Lajmi kryesor:
Samiti i IV i Diasporës mbyll siparin/ Klerikët fetarë ndajnë bekimet në Mëngjesin e Vëllazërimit








