Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të datës 2 shtator u miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave për krijimin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
Ky institucion i ri do të jetë në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe do të veprojë si Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit.
Në këtë cilësi, struktura e re do të administrojë gjithë procesin e aplikimit për leje ndërtimi që kërkojnë miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit, sipas parimit të shërbimit me një ndalesë (one stop shop), duke ndjekur praktikën e kërkesës për leje në çdo zyrë të administratës publike, nga fillimi deri në marrjen e miratimit nga KKT.
Do të jetë kjo strukturë, e cila mbas kërkesës së depozituar nga investitori, do të ndjekë vetë të gjithë procedurën për pajisje me leje ndërtimi, duke bashkërenduar me të gjitha institucionet shtetërore për marrjen e dokumentacioneve të ndryshme, të nevojshme për pajisjen me leje zhvillimore.
Kjo do të thotë se, do të ketë një përshpejtim dhe eliminim të dukshëm të burokracisë dhe vonesave në shqyrtimin e këtyre kërkesave. Agjencia e re dhe shërbimi që do të ofrojë, do të sjellë efekte të menjëhershme në shkurtimin e afateve për marrjen e lejes zhvillimore.
Nga ana tjetër, Agjencia do të monitorojë respektimin e detyrimeve ligjore në dhe gjatë procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit nga bashkitë, nëpërmjet monitorimit të aplikimeve për leje ndërtimi. Monitorimi i lejeve të ndërtimit dhe rrjedhimisht, i zhvillimeve në territor, do të kryhet përmes sistemit elektronik të aplikimit të lejeve të ndërtimit, që do të implementohet mbi bazën e konceptit “One Stop Shop”.
Me ngritjen e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit, që parashikohet të përfundojë brenda fundit të këtij viti, çdo qytetar apo shoqëri tregtare do të ketë mundësinë të aplikojë dhe kontrollojë statusin e aplikimit të tij për leje ndërtimi direkt nga kompjuteri i shtëpisë a i zyrës që ka një lidhje internet, duke eliminuar zvarritjet nëpër zyrat e Shtetit dhe duke rritur transparencën e administratës publike ndaj çdo qytetari.
Paralelisht me mundësinë e aplikimit online, qytetarët do të vazhdojnë të kenë mundësinë, në alternativë, t’i drejtohen sportelit të lejeve pranë bashkive përkatëse. Me ngritjen e strukturës së re dhe sistemit elektronik të lejeve, do të kete një instrument që do të sjellë përshpejtimin dhe transparencën e procedurave për shqyrtimin dhe dhënien e lejeve të ndërtimit por dhe do të garantojë një zhvillim të kontrolluar dhe miradministruar të territorit.
Marrë nga ATSH
Redakisa Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com