Agjencia e Mbikqyrjes Policore merr të njëjtat kompetenca si Policia! Gjurmim ose mbikëqyrje përmes mjeteve dhe pajisjeve teknike

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, të cilat prodhuan debat për marrjen e kompetencave të kësaj të fundit për të përgjuar, u përmbyllën me mos-dakordësi dhe kaluan me disa ndryshime të vogla. Në atë kohë, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e cilësoi si një gabim termi, ndërsa u përmirësua në vëzhgim.

Aktualisht, vetëm SPAK mund të përgjoj, por në projektligjin e ri që ndryshon SHÇBA-në në Agjenci për Mbikëqyrje Policore, duket se kemi rikthim të vëmendjes po tek përgjimet. Në nenin 32 të këtij projektiligji që pritet të votohet në Kuvend në datën 4 mars flitet për masat e veçanta, ndërsa bie në sy se gjatë veprimtarisë parandaluese, me qëllim parandalimin e veprave penale, zbulimin e veprave penale, identifikimin apo lokalizimin e autorëve të tyre, Agjencia merr, grumbullon, përpunon dhe dokumenton informacion dhe të dhëna për Policinë e Shtetit, Gardës së Republikës dhe Zjarrëfikëses, njëlloj siç i janë dhënë policisë kompetenca. Konkretisht, AMP-ja do të ketë rolin e:

a) mbikëqyrjes së veçantë zanore të komunikimeve joelektronike të personave të dyshuar në ambiente publike apo të hapura për publikun;

b) mbikëqyrjes së veçantë vizuale të personave të dyshuar në vende publike apo të hapura për publikun;

Pra, AMP e re do të mund të kryej përgjime ambjentale, por jo përgjime të celularëve të punonjësve në varësi që ajo mbikëqyrë. Neni 32 i këtij projektligji ka edhe një pikë c, tek e cila shprehimisht thuhet:

c) mbikëqyrje të veçantë të personave të dyshuar nëpërmjet përdorimit të mjeteve, pajisjeve apo teknikave të veçanta për identifikimin apo lokalizimin të vendndodhjes së tyre.

Por, çfarë nënkupton me pajisjet dhe teknika të veçanta pika C e nenit 32? Cilat janë mjetet dhe pajisjet e veçanta, përveç atyre ambjetale, të cilët janë të përfshira në pikat A dhe B. Pavarëisisht se jo e cilësuar mirë, përveç përgjimit ambjental sot të vetmet përgjime që mund të bëhen janë përmes celularit. Pika C e nenit 32, pavarësisht se e ka të papërcaktuar, shkon drejt një competence që i jep AMP-së për të përgjuar, edhe me celular.

Përmes nenit 32 në projektligjin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në të njëjtën formë funksionon edhe neni 131 i ligjit për Policinë e Shtetit, aq shumë i diskutuar.

Në Komisionin e Ligjive, projektligji në fjalë ka kaluar këtë të mërkurë dhe sekretaja e përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici, theksoi rëndësinë e ndryshimit të SHÇBA-së me AMP-në pikërisht në marrjen e kompetancave nga Kryeministri për emërimin e drejtuesit të institucionit të ri.

Po ashtu, njëlloj si tek ligji i Policisë së Shtetit, punonjësit e së cilët duhet të japin AND-në, shenjat e gishtave, ato të balistikës së armës personale, e njëjta gjë bëhet edhe do të bëhet edhe tek punonjësitë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë