Foto nga sulmet izraelite në Gaza
Situata në Gaza po përkeqësohet çdo minutë me një valë të re refugjatësh në jug të zhvendosur nga bombardimet izraelite”. Kështu u shpreh të mërkurën agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).
“Nuk ka zonë ‘të sigurt’, i gjithë Rripi i Gazës është bërë një nga vendet më të rrezikshme në botë. Nuk ka ku të shkohet pasi strehimoret, përfshirë UNRWA, janë të tejmbushura", shkroi UNRWA në X (Ish-Twitter), raporton Al Jazeera.
Organizata humanitare Médecins Sans Frontières (Mjekët pa Kufij) bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të “sulmeve pa dallim dhe të pamëshirshëm” në Gaza.
“Zhvendosja e dhunshme duhet të ndalet tani. Sulmet ndaj spitaleve dhe personelit mjekësor duhet të ndalen tani. Kufizimet e ndihmës dhe rrethimi duhet të ndalen tani", shkroi organizata në X (ish-Twitter)
Lajmi kryesor:
Lufta/ Intensifikohen luftimet! OKB: Palestinezët po jetojnë në tmerr! Netanyahu: Rrethohet shtëpia e liderit të Hamasit, do e kapim! Asnjë forcë ndërkombëtare në Gaza








