Lufta/ Intensifikohen luftimet! OKB: Palestinezët po jetojnë në tmerr! Netanyahu: Rrethohet shtëpia e liderit të Hamasit, do e kapim! Asnjë forcë ndërkombëtare në Gaza

Lufta/ Intensifikohen luftimet! OKB: Palestinezët po jetojnë në tmerr! Netanyahu: Rrethohet shtëpia e liderit të Hamasit, do e kapim! Asnjë forcë ndërkombëtare në Gaza

Koordinatorja e OKB, Lynn Hastings

“Lufta e ashpër” mes forcave izraelite dhe Hamasit në Rripin e Gazës vazhdon. Në 24 orët e fundit, forcat izraelite raportojnë se sulmet ajrore kanë goditur rreth 250 objektiva dhe se shtëpia e liderit të Hamasit në Khan Yunis ka qenë nën rrethim për orë të tëra.

Izraeli i ka hequr vizën koordinatores humanitare të OKB-së, Lynn Hastings, ndërsa ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen e njoftoi këtë në X, me argumentin se ajo nuk foli kundër Hamasit për sulmet e 7 tetorit.  

“Ne nuk do të heshtim më përballë njëanshmërisë së OKB-së”, shkroi ai në një postim.

Hastings ka qenë një zë kritik ndaj ofensivës së Izraelit në Gaza dhe ka udhëhequr thirrjet për rritjen e ndihmës humanitare në Gaza. Heqja e vizës, vjen vetëm një ditë pas deklaratarve të Hastings, e cila tha se me operacionet tokësore izraelite të përqendruara tashmë në Gazën jugore, kushtet për ofrimin e ndihmës "nuk ekzistojnë" dhe "një skenar edhe më djallëzor" po afrohet.

Ministri izraelit Cohen i ka dhënë Hastings, e cila ndodhet në Jerusalemin Lindor, dy javë për t'u larguar nga vendi.

“Kushdo që nuk e dënon Hamasin për masakrën e 1200 izraelitëve, rrëmbimin e të moshuarve dhe foshnjave, torturat dhe përdhunimet e tmerrshme dhe përdorimin e palestinezëve si mburoja njerëzore, por dënon Izraelin, një vend demokratik që mbron qytetarët e tij, nuk mund t'i shërbejë OKB dhe nuk do të hyjë në Izrael”, shkruan Cohen në X.

Ndërkohë ka pasur edhe një deklaratë nga zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, i cili ka shprehur mbështetjen e plotë për Lynn Hastings. Zyrtari tha për CNN se Antonio Guterres ka "besim të plotë tek ajo".

"Unë vetëm mund të përsëris besimin e plotë të sekretarit të përgjithshëm në Hastings, në mënyrën se si ajo u soll dhe në mënyrën se si e bëri punën e saj," tha Dujarric.

Sulmi i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor vrau 1200 njerëz dhe rreth 240 të tjerë u morën peng. Zyrtarët e Hamasit në Gaza thonë se të paktën 16,248 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite, duke përfshirë rreth 7,000 fëmijë.

Palestinezët në Gaza po jetojnë në "tmerr të plotë", denoncoi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, në një konferencë shtypi në Gjenevë të mërkurën (6 Nëntor). 

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi thotë se ka pasur 73 vdekje në 24 orët e fundit. Në një përditësim, Ministria e Shëndetësisë thotë se 73 trupa dhe 123 të plagosur u transportuan dje në spitalin al-Aqsa në qendër të Gazës.

Ushtria izraelite njoftoi sot edhe një pauzë taktike "për qëllime humanitare" në luftimet deri në orën 14:00 në zonën Ash Shaboura në distriktin Rafah, në jug të Rripit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:24
Netanyahu 'rrëzon' planin e Blinken: Për sa kohë të jem unë kryeministër, Presidenti palestinez nuk do të qeverisë Gazën

1701891443_kkkkkkk.JPG

"Për sa kohë që unë jam kryeministër, nuk do të ndodhë", që Autoriteti Kombëtar Palestinez ( PNA) të kontrollojë Gazën. Kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

"Ata që edukojnë fëmijët e tyre për terrorizmin, nuk do të jenë në gjendje të qeverisin Gazën pas eliminimit të Hamasit", tha Netanyahu.

Kjo deklaratë e Netanyahut, vjen si përgjigje e deklaratave të presidentit palestinez Abu Mazen i cili përsëriti dëshirën për të qeverisur Rripin e Gazës pas luftës pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken.

Ndërkohë, kryeministri Netanjahu përsëriti edhe njëherë qëndrimin se në fund të luftës në Gaza, enklava do të kontrollohet nga ushtria izraelite, duke përjashtuar praninë e çdo force tjetër ndërkombëtare.

Ora 19:12
'Është rrethuar me tanke shtëpia e liderit të Hamasit', kryeministri izraelit: Shumë shpejt do të kapim edhe Sinwar

1701886616_18511130020146d1af32f414cb077d622acc7ba55.jpg

Forcat izraelite kanë deklaruar se kanë rrethuar shtëpinë e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar me tanke në Gazën jugore. 

"Mbrëmë thashë se forcat tona mund të kapin këdo në Rripin e Gazës. Tani ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwarit. Nuk është kështjella e tij. Është vetëm çështje kohe para se ta kapim edhe atë", kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ora 13:38
Forcat izraelite: Pauzë humanitare në pikën kufitare Rafah deri në orën 14:00

1701866295_rafah.jpg

Pika kufitare Rafah

Ushtria izraelite ka njoftuar një pauzë taktike "për qëllime humanitare" në luftimet deri në orën 14:00 të sotme (13:00 në Itali) në zonën Ash Shaboura në distriktin Rafah, në Gazën jugore.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi ushtarak në gjuhën arabe Avichai Adraee, duke shtuar se ka luftime në disa pjesë të rrugës Salah al-Din në Khan Yunis dhe se duhet "të shmanget".

Ora 13:30
Ankesa e OKB-së: Palestinezët në Gaza po jetojnë në 'tmerr të plotë'

1701865756_okb.jpg

OKB

Palestinezët në Gaza po jetojnë në "tmerr të plotë", denoncoi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, në një konferencë shtypi në Gjenevë të mërkurën (6 Nëntor). 

Dy muaj pas "sulmeve të tmerrshme të kryera kundër Izraelit nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze", "civilët në Gaza vazhdojnë të bombardohen pamëshirshëm nga Izraeli dhe të ndëshkohen kolektivisht", shtoi ai, duke thënë se kishte frikë nga "mizoritë".

Ora 13:27
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit: 73 persona kanë humbur jetën brenda 24 orësh

1700937314_hama.jpg

Ushtarët e Hamasit

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi thotë se ka pasur 73 vdekje në 24 orët e fundit. Në një përditësim, Ministria e Shëndetësisë thotë se 73 trupa dhe 123 të plagosur u transportuan dje në spitalin al-Aqsa në qendër të Gazës.

Ora 13:21
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë: Gaza tashmë është një nga vendet më të rrezikshme në botë

1701541884_aaaaaaaaaaa.JPG

Foto nga sulmet izraelite në Gaza

Situata në Gaza po përkeqësohet çdo minutë me një valë të re refugjatësh në jug të zhvendosur nga bombardimet izraelite”. Kështu u shpreh të mërkurën agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

“Nuk ka zonë ‘të sigurt’, i gjithë  Rripi i Gazës  është bërë një nga vendet më të rrezikshme në botë. Nuk ka ku të shkohet pasi strehimoret, përfshirë UNRWA, janë të tejmbushura", shkroi UNRWA në X (Ish-Twitter), raporton Al Jazeera.

Organizata humanitare Médecins Sans Frontières (Mjekët pa Kufij) bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të “sulmeve pa dallim dhe të pamëshirshëm” në Gaza.

“Zhvendosja e dhunshme duhet të ndalet tani. Sulmet ndaj spitaleve dhe personelit mjekësor duhet të ndalen tani. Kufizimet e ndihmës dhe rrethimi duhet të ndalen tani", shkroi organizata në X (ish-Twitter)

 

Ora 13:00
Putin mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të takohet me presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan

1700664321_vladimirputin.jpg

Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të takohet me presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Pritet që Putin dhe Al Nahyan të diskutojnë për gjendjen dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ata gjithashtu pritet të diskutojnë edhe çështjet aktuale ndërkombëtare, ku në fokus pritet të jetë gjendja në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ky do të jetë takimi i dytë i liderëve këtë vit, i pari u mbajt në qershor, në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Ora 12:43
Erdogan: Nëse Izraeli përpiqet të vrasë anëtarët e Hamasit në Turqi, do ta paguajë shtrenjtë

1701858044_erdo.jpg

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, foli në lidhje me raportin e Wall Street Journal se Izraeli planifikon të vrasë anëtarët e Hamasit që jetojnë në vende jashtë Palestinës (mes tyre edhe Turqia).

“Ata që kanë publikuar këtë lajm nuk e njohin mirë Turqinë. Ata nuk i njohin turqit. Nëse bëjnë një gabim të tillë, duhet ta dinë se do të paguajnë një çmim shumë të rëndë për këtë. Ata që sot po përpiqen të rrethojnë Gazën nga ajri, deti dhe toka menduan se do të kishin rezultate brenda një jave. Por ata nuk patën sukses. Nëse ata guxojnë të ndërmarrin një hap të tillë kundër Turqisë dhe turqve, do ta paguajnë shtrenjtë. Ata që tentojnë një gjë të tillë duhet të kujtojnë se pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të rënda.  Nuk ka njeri në botë që nuk e di përparimin që ka bërë Turqia si në fushën e inteligjencës ashtu edhe në atë të sigurisë. Për më tepër, ne nuk jemi një shtet i themeluar dje. Askush nuk duhet ta harrojë këtë”, tha Erdogan.

Erdogan përsëri sulmoi Benjamin Netanyahun, duke thënë se ai duhet të gjykohet për krime kundër njerëzimit.

Ora 11:20
Erdogan: Qëllimi ynë kryesor është të qëndrojmë në anën e duhur të historisë

1701858044_erdo.jpg

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi për gazetën Kathimerini se qëllimi i Turqisë është që ata të qëndrojnë në anën e duhur të luftës.

Ai tha se "përgjigja e Turqisë ndaj trajtimit të padrejtë dhe çnjerëzor të popullit palestinez, që shkelin hapur të drejtat e njeriut, është një aspekt thelbësor i angazhim për këtë objektiv".

"Qëllimi ynë kryesor është të qëndrojmë në anën e duhur të historisë. Përgjigja e Turqisë ndaj trajtimit të padrejtë dhe çnjerëzor të popullit palestinez, së bashku me gatishmërinë tonë për të kritikuar Izraelin për veprime që shkelin hapur ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut, është një aspekt thelbësor i angazhim për këtë objektiv”, tha Erdogan.

Ai po ashtu shtoi se “duke pasur parasysh se shumë vende perëndimore po adoptojnë qëndrime gjithnjë e më të ngjashme, përmbushja e këtij detyrimi moral nga Turqia ndaj çështjes palestineze nuk ngre dyshime nëse ajo i përket Perëndimit apo jo. Në vend që të vëmë në pikëpyetje orientimin dhe pozicionin e Turqisë, ne duhet të përqendrohemi në rastet në të cilat disa vende perëndimore mund të neglizhojnë vlerat që ata mbështesin aq fuqishëm. Heshtja ndaj brutalitetit të Gazës është shembulli më i mrekullueshëm i kësaj".

Ora 11:04
Mediat izraelite: Është rrethuar shtëpia e liderit të Hamasit Sinwar në Gazën jugore

 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë rrethuar shtëpinë e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar me tanke në Khan Yunis, në Gazën jugore. 

Kjo është raportuar nga Haaretz , e cila citon kanalin saudit Al-Arabiya. Sinwar, i njohur edhe si "kasapi i Khan Yunis", konsiderohet organizatori i sulmeve të ndërmarra nga Hamasi më 7 tetor kundër Izraelit.

Transmetuesi al-Arabiya saktëson se shtëpia e Sinwarit është rrethuar për orë të tëra, por nuk është e qartë nëse lideri i Hamasit në Rripin e Gazës ndodhet brenda. Duke cituar burime palestineze, portali egjiptian Al Watan pretendon se Sinwar nuk është në shtëpi

Ora 10:59
Izraeli: Na duhet ende një muaj presion për një armëpushim të ri

1701674000_hagari.jpg

Tanket izraelite në Gaza

Zyrtarët izraelitë të sigurisë thanë se "na duhet ende një muaj presion për një armëpushim të ri" ndaj Hamasit për lirimin e shumë pengjeve të mbajtura në Gaza.

Kjo është bërë e ditur nga Radio Ushtarake. Sipas të njëjtave burime, për të arritur këtë objektiv, operacionet ushtarake do të duhet të vazhdojnë si në veri ashtu edhe në jug të Rripit. Besohet se ka ende 138 pengje në duart e Hamasit dhe fraksioneve të tjera palestineze në Gaza.

Ora 10:40
Izraeli godet 250 objektiva të Hamasit në 24 orët e fundit

1701855558_cnn1.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite, 6 Dhjetor

Forcat ajrore izraelite goditën rreth 250 objektiva të Hamasit në Gaza gjatë 24 orëve të fundit ndërsa trupat vazhduan të lokalizonin armët, boshtet nëntokësore, eksplozivët dhe infrastrukturën ushtarake të grupit militant.

Është ky përditësimi i fundit i ushtrsë izraelite të mërkurën, raporton CNN.

Është një numër pak më i lartë i sulmeve ajrore se një ditë më parë, por më i ulët se 400 më shumë sulme që Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) raportuan në 24 orët e para pas prishjes së një armëpushimi të përkohshëm me Hamasin javën e kaluar.

“Trupat tokësore të IDF-së drejtuan një avion luftarak të IDF-së për të goditur dy raketahedhës nga të cilët terroristët hodhën një breshëri raketash drejt Izraelit qendror dje”, tha IDF të mërkurën.

IDF tha se trupat e saj kishin goditur gjithashtu “një celulë të armatosur terroriste” që vepronte pranë një shkolle në Gazën veriore.

Ora 10:35
FOTO/ Izraeli publikon foton: Gjysma e komandantëve të Hamas kanë vdekur

1701855226_elim.jpg

Viktimat, Komandantët e Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat e armatosura të vendit të tij vranë rreth gjysmën e komandantëve të Hamasit gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore që kanë kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Ushtria izraelite supozon se Hamasi ka gjithsej 24 njësi që luftojnë në Gaza, me rreth 1000 anëtarë secili.

Së shpejti, nuk do të ketë asnjë nga këto njësi të aftë për të kërcënuar Izraelin, tha nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad, duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp me kryeministrin Netanyahu. Sipas tij, Hamasi po humb gradualisht kontrollin mbi Rripin e Gazës.

“Ne nuk do të harrojmë, as nuk do të falim", tha Netanyahu, dy muaj pasi lufta Izrael-Hamas shpërtheu në një sulm të paprecedentë nga militantët e lëvizjes islamike palestineze më 7 tetor.

Ushtria izraelite ka nisur operacionet në jug të Gazës që nga dita e djeshme, veçanërisht në qytetin më të madh, Khan Yunis.

Netanyahu doli gjithashtu kundër organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe OKB-së, sepse sipas tij, nuk raportojnë krimet seksuale të kryera nga anëtarët e Hamasit ndaj grave.

Ditën e djeshme, gjatë një takimi me pengjet e liruar gjatë armëpushimit të fundit dhe të afërmit e tyre, kryeministri izraelit u tha gazetarëve se kishte dëgjuar nga ata rrëfime të tmerrshme të përdhunimit.

 

Ora 10:00
Izraeli intensifikon sulmet në kampin e refugjatëve Jabalia

1701186133_gaza.PNG

Foto nga Gaza

Në 12 orët e fundit, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj në kampin e refugjatëve Jabalia në një zonë të shënjestruar vazhdimisht që nga fillimi i luftës me sulme masive ajrore dhe granatime të pamëshirshme artilerie.

Sulmet e koordinuara ajrore, tokësore dhe detare në zonën me popullsi të dendur ku mijëra njerëz janë ende të bllokuar në Jabalia dhe nuk mund të evakuohen, raporton Al Jazeera.

Objektet e banimit janë rrafshuar me tokë së bashku me objektet publike.

Një problem që kemi tani është komunikimi me aftësi të kufizuara. Është e vështirë të marrësh informacion dhe një numër të saktë viktimash, sepse shumica e spitaleve janë jashtë shërbimit.

Ora 09:56
VIDEO/ Momenti prekës kur 5-vjeçarja izraelite rikthehet në kopsht pas lirimit nga Hamasi

1701852948_fd.jpg

Momenti kur 5-vjeçarja përqafohet me shoqet e kopshtit

Një 5-vjeçare izraelite, Emilia Aloni, e cila pas shtatë javësh robërie në Gaza, së bashku me nënën e saj, u lirua më 24 nëntor, u rikthye në kopshtin e saj ku i është bërë një pritje e ngrohtë.

Mediat izraelite raportojnë se Emilia, e shoqëruar nga gjyshi i saj dhe një grua e paidentifikuar, e cila po filmonte skenëN emocionuese, erdhi në kopsht dhe u prit me përqafime nga edukatorja.

Emilia u prit ngrohtësisht edhe nga shoqet, ku njëra prej tyre dëgjohet duke thënë “më ke munguar”.

“Nuk të kam parë prej kohësh”, shtoi vajza, ndërsa shoku i saj tha se e kishte parë në televizion.

Sipas të dhënave të fundit, Hamasi liroi 110 pengje ndërsa nga ana tjetër Izraeli liroi nga burgu 240 palestinezë, të gjithë gra, fëmijë dhe të mitur. Izraeli ka nisur një kundërofensivë ndaj militantëve të Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorist në territoret izraelite.

 

Ora 09:30
SHBA: Operacioni tokësor në Gaza mund të përfundojë në janar

1701851254_cnn.jpg

Tanket ushtarake izraelite pranë kufirit në Rripin e Gazës, 5 dhjetor

Zyrtarët amerikanë presin që faza aktuale e operacionit tokësor të Izraelit në Gaza që synon skajin jugor të Rripit të zgjasë deri në janar, përpara se Izraeli të vazhdojë një strategji me intensitet më të ulët që synon luftëtarët dhe liderët e Hamasit.

Por ndërsa lufta po zhvendoset në këtë territor të ri, Shtëpia e Bardhë është thellësisht e shqetësuar për mënyrën se si do të zhvillohen operacionet e Izraelit në javët e ardhshme, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

SHBA-ja e ka paralajmëruar fuqishëm Izraelin se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk mund të përsërisin llojin e taktikave shkatërruese që përdorën në veri, raporton CNN.

Zyrtarët izraelitë thonë se pjesë e qëllimit të tyre përfundimtar është të dobësojnë Hamasin deri në pikën që grupi nuk mund të përsërisë kurrë sulmin që nisi ndaj Izraelit më 7 tetor.

Ky synim, tha një zyrtar i lartë amerikan, nuk ka gjasa të arrihet deri në fund të vitit kalendarik dhe Izraeli pritet të vazhdojë ta ndjekë këtë qëllim në fazën tjetër të konfliktit që zyrtarët amerikanë e shohin si një “fushatë afatgjatë.

Ushtria duhet të mbajë kontrollin për të çarmatosur Gazën pas luftës, thotë Netanyahu. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë të martën se trupat e saj ishin “në zemër të Khan Younis” dhe se trupat po rrethonin qytetin jugor të Gazës.

Zyrtarët amerikanë presin që faza aktuale e operacionit tokësor të Izraelit në Gaza që synon skajin jugor të Rripit të zgjasë deri në janar, përpara se Izraeli të vazhdojë një strategji me intensitet më të ulët që synon luftëtarët dhe liderët e Hamasit.

Por ndërsa lufta po zhvendoset në këtë territor të ri, Shtëpia e Bardhë është thellësisht e shqetësuar për mënyrën se si do të zhvillohen operacionet e Izraelit në javët e ardhshme, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

SHBA-ja e ka paralajmëruar fuqishëm Izraelin se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk mund të përsërisin llojin e taktikave shkatërruese që përdorën në veri.

Zyrtarët izraelitë thonë se pjesë e qëllimit të tyre përfundimtar është të dobësojnë Hamasin deri në pikën që grupi nuk mund të përsërisë kurrë sulmin që nisi ndaj Izraelit më 7 tetor.

Ky synim, tha një zyrtar i lartë amerikan, nuk ka gjasa të arrihet deri në fund të vitit kalendarik dhe Izraeli pritet të vazhdojë ta ndjekë këtë qëllim në fazën tjetër të konfliktit që zyrtarët amerikanë e shohin si një “fushatë afatgjatë.

Ushtria duhet të mbajë kontrollin për të çarmatosur Gazën pas luftës, thotë Netanyahu. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë të martën se trupat e saj ishin “në zemër të Khan Younis” dhe se trupat po rrethonin qytetin jugor të Gazës.

Ora 09:22
Netanyahu: Ushtria izraelite duhet të ketë kontroll të sigurisë mbi Gazën pas përfundimit të luftës

1700344596_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Ushtria izraelite duhet të ketë kontroll të hapur të sigurisë mbi Gazën pas përfundimit të luftës. Kështu është shprehur kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu deklaroi se vetëm IDF mund të sigurojë që enklava palestineze të mbetet e çmilitarizuar, raporton Sky News.

“Asnjë forcë ndërkombëtare nuk mund të jetë përgjegjëse për këtë. Nuk jam gati të mbyll sytë dhe të pranoj ndonjë marrëveshje tjetër”, tha ai në një konferencë për shtyp.

 

Ora 09:18
Luftime të ashpra në jug të Gazës, mijëra civilë largohen nga zona

1701520404_gaza.JPG

Foto e banorëve duke u larguar nga Gaza

Ushtria izraelite tha se po rrethon Khan Younis, qytetin më të madh në Rripin jugor të Gazës, ku luftime të ashpra po zhvillohen në luftën më të ashpër dymujore midis forcave të saj dhe krahut ushtarak të Hamasit.

Në këmbë, me motoçikleta, në karroca, me bagazhe dhe sende personale mijëra civilë vazhdojnë të largohen për në zona të tjera të jugut, duke u përballur me një situatë katastrofike humanitare.

Ushtria izraelite, e cila filloi një ofensivë tokësore kundër Hamasit në Rripin verior të Gazës më 27 tetor, ka njoftuar se tani po zgjeron operacionet e saj në të gjithë enklavën, gati dy muaj pas shpërthimit të konfliktit, duke shkaktuar një rritje të paprecedentë të militantëve.

“Forcat tona po rrethojnë Khan Yunis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Ne kemi marrë shumë bastione të Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe tani po kryejmë operacione kundër bastioneve të tyre në jug",  tha në një deklaratë shefi i shtabit të Izraelit, gjenerali Herzi Halevi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit, sulmet ajrore izraelite kundër kampit të refugjatëve Nuseirat, në pjesën qendrore të enklavës, shkaktuan 6 viktima dhe plagosën 14 të tjerë.

Ora 09:14
Katari dhe Arabia Saudite bëjnë thirrje për t’i dhënë fund katastrofës humanitare në Gaza

1701614121_gr.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Në një deklaratë të përbashkët nga Këshilli Koordinues Katar-Saudi, emiri i Katarit dhe princi i kurorës i Arabisë Saudite kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë për katastrofën humanitare” në Rripin e Gazës.

Emiri Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman theksuan gjithashtu nevojën “për të ndaluar operacionet ushtarake në territoret palestineze dhe nevojën për të mbrojtur civilët në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë, raporton Al Jazeera.

“Të dy palët theksuan gjithashtu rëndësinë e presionit ndërkombëtar mbi Izraelin për të ndaluar zhvendosjen e detyruar të palestinezëve”, shtoi ai.

Të dy udhëheqësit i kërkuan gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që të “intensifikojë përpjekjet” për të zgjidhur çështjen palestineze në përputhje me parimin e zgjidhjes me dy shtete dhe Nismës Arabe të Paqes.

Ora 08:27
Izraeli i revokon vizën koordinatores humanitare të OKB-së: S'dënoi sulmin e Hamasit

1701847750_shtg.PNG

Lynn Hastings

Izraeli i ka revokuar vizën koordinatores humanitare të OKB-së për shkak të “njëanshmërisë” së organizatës, sipas ministrit izraelit të punëve të jashtme. Në një postim në X, Eli Cohen e quajti OKB-në “të njëanshme” dhe tha se ata që nuk e dënojnë grupin militant nuk mund të hyjnë në Izrael.

“Nuk do të heshtim më përballë njëanshmërisë së OKB-së! Vendosa të revokoj vizën e qëndrimit në Izrael të koordinatores “humanitare” të OKB-së Lynn Hastings. Dikush që nuk e dënoi Hamasin për masakrën brutale të 1200 izraelitëve, për rrëmbimin e foshnjave dhe të moshuarve dhe për aktet e tmerrshme të abuzimit dhe përdhunimit, dhe për përdorimin e banorëve të Gazës si mburoja njerëzore, por në vend të kësaj dënon Izraelin, një vend demokratik. Vendi që mbron qytetarët e tij, nuk mund të shërbejë në OKB dhe nuk mund të hyjë në Izrael”, tha ministri.

Hastings, koordinatorja humanitare e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze, ka bërë thirrje vazhdimisht për një armëpushim në rajon. Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, tha se Hastings i ishte hequr viza javën e kaluar. Megjithatë, Dujarric tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka “besim të plotë” në Hastings, raporton media turke Anadolu.

Ora 07:48
Netanyahu i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar: Denonconi përdhunimin e grave izraelite

1701717675_benjaminnetanyahu.JPG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sfiduar komunitetin ndërkombëtar që të flasë kundër sulmeve seksuale, përdhunimeve dhe gjymtimeve që dyshohet se kanë ndodhur ndaj grave më 7 tetor gjatë sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.

Duke iu drejtuar kombit, ai tha se pret që të gjithë "udhëheqësit e civilizuar, qeveritë, kombet të flasin kundër kësaj mizorie".

“Unë u them organizatave për të drejtat e grave, organizatave të të drejtave të njeriut: keni dëgjuar për përdhunimin e grave izraelite, mizoritë e tmerrshme, gjymtimin seksual - ku dreqin jeni?”, tha ai.

Ora 07:44
OKB: Kriza e urisë po përkeqësohet në Gaza

Rifillimi i luftimeve ka intensifikuar krizën e urisë në Rripin e Gazës, tha një agjenci e ndihmës e OKB-së, pasi bëri thirrje për një armëpushim humanitar.

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) tha se arriti në rreth 250,000 njerëz gjatë pauzës shtatë-ditore të luftimeve që përfunduan të premten.

Por ajo thotë se shpërndarja e ndihmave tani është "pothuajse e pamundur" dhe vazhdimi i konfliktit "vë në rrezik jetën e punonjësve humanitarë".

WFP theksoi se punëtorët humanitarë duhet të kenë "qasje të sigurt, të papenguar dhe të qëndrueshme" në Gaza, në mënyrë që ajo të "shpërndajë ndihmë për shpëtimin e jetës në të gjithë territorin".

"WFP bën thirrje për një armëpushim humanitar dhe u kërkon të gjithë liderëve të punojnë me urgjencën më të madhe për të gjetur zgjidhje politike që mund t'i japin fund vuajtjeve të familjeve nga të gjitha anët," thuhet në një deklaratë.

Ora 07:37
Ushtria izraelite: Sulmet më të ashpra deri më tani në luftën kundër Hamasit, arritëm në zemrën e qytetit Khan Younis në Gazën jugore

Ushtria izraelite bombardoi qytetin kryesor të Gazës jugore në atë që tha se ishin luftimet më të ashpra që nga fillimi i një pushtimi tokësor për të eliminuar Hamasin pesë javë më parë, ndërsa SHBA përsëri i bëri presion Izraelit që të minimizonte viktimat civile palestineze.

Izraeli raportoi se forcat e tij, të mbështetura nga avionë luftarakë, arritën të martën në zemrën e Khan Younis në Gazën jugore, pas bombardimit të qytetit të dytë më të madh të Rripit të Gazës dhe gjithashtu rrethuan qytetin. Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al Qassam, tha se luftëtarët e tij u përfshinë në përleshje të dhunshme me izraelitët.

“Jemi në ditën më intensive që nga fillimi i operacionit tokësor”, tha në një deklaratë komandanti i Komandës Jugore të ushtrisë izraelite, gjenerali Yaron Finkelman.

Khan Younis ka qenë për javë të tëra destinacioni i dhjetëra mijëra njerëzve që ikën nga Gaza veriore. Tani shumë banorëve u thuhet të lëvizin përsëri.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari e përshkroi atë si "kështjellën e Hamasit" në jug dhe tha se forcat izraelite ishin "të vendosura për të eliminuar terroristët dhe për të dëmtuar infrastrukturën, siç bënë në veri".

Krahu i armatosur i Hamasit tha se vrau ose plagosi tetë trupa izraelite dhe shkatërroi 24 automjete ushtarake. Një uebsajt ushtarak izraelit tha s eu vranë dy trupa izraelite të martën e 5 dhjetorit dhe 83 që nga fillimi i operacionit tokësor.

Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se shumë civilë u vranë në një sulm izraelit në shtëpi në Deir al-Balah, në veri të Khan Younis. Dr Eyad Al-Jabri, kreu i Spitalit Shuhada Al-Aqsa atje, i tha Reuters se të paktën 45 njerëz u vranë.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Masakra: 06/12/2023 07:36

    Bota ka arritur ne ate pike sa po i detyron mediat dhe shtetet qe duhet te thone te gjoithe te njejtat gjera dhe te jene me palen e ameikaneve dhe cifuteve sepse nese ti i kritikon ata qe po bejne terror dhe genocid kundrejt nje populli ata do te shkaterrojne duke te akuzuar per antisemitizem qe na kane ck per nje shekull . Izraeli duhet ta kuptoje se nuk fiton dot duke vrare gra dhe femije dhe duke pushtuar tokat dhe shtepite e te tjereve prandaj ajo pjese e botes qe nuk eshte nen cizmen amerikane shpresoj qe tjua teegoj vendin ketyre plerave cifut

    Përgjigju
    • Labi: 06/12/2023 12:31

      Bravo komentues te ul kapelen 100% e drejte se luan topi mburen me k….t e amerikes

    • Labi: 06/12/2023 12:22

      Perdhunimi I femres hebreje ( ne se eshte e vertete)se Israeli genheshtren e ka profession, padyshim duhet tedenohet.Po 10mije gra e femije qe po very krimineli nataniu nuk duhet denuar Amerika I dha 15 miliard $ israelit dhe 15 mije bomba 250 kg per te vrare femijet e gazes. Turp per ameriken

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen