Agjencia e Pronave, emrat e
pronarëve që marrin 3.7 mln €

Agjencia e Trajtimit të pronës njoftoi se ka përfunduar shqyrtimin e 43 aplikimeve me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP-ve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre aplikimeve është bërë sipas ligjit të ri të pronës.

Gjashtë aplikime përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së. Dy aplikime nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Ndërkohë, 39 aplikime përfitojnë kompensim financiar. Vlera e kompensimit financiar që përfitojnë këto vendime është 504.650.954 lekë. Ndërsa sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës, që u shpërndahet të shpronësuarve është 124.8 ha.

ATP njofton se gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.

Procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993 dhe 1994, është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase