Duke nisur nga e hëna, të gjithë qytetarët që duan të marrin informacione për procesin e trajtimit dhe kompensimit të pronës, mund të kontaktojnë me Agjencinë e Trajtimit të Pronës, përmes një numri telefoni.
“Agjencia e Trajtimit të Pronës ju bën me dijeni se numri i telefonit është (04) 2256642 ndërkohë që një punonjës i sektorit të marrëdhënieve me publikun do të jetë në dispozicion për t’iu përgjigjur qytetarëve mbi dokumentacionin që duhet paraqitur nga ana e tyre lidhur me shërbimin që kërkojnë, si dhe afatet dhe procedurat që duhet të ndjekin,” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë.
Numri i kontaktit po ashtu është i publikuar në faqen zyrtare http://www.akkp.gov.al/ , si dhe në ambjentet e kësaj agjencie.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com