Agjencia Evropiane e Hapësirës prezanton astronauten ‘barbie’

Agjencia Evropiane e Hapësirës prezanton astronauten ‘barbie’

Një kukull barbie version i astronautes italiane Samantha Cristoforetti është dërguar në një fluturim me gravitet zero. Kjo kukull u krijuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe prodhuesi i lodrave Mattel me synimin për të frymëzuar vajzat e reja që të bëhen gjenerata e  ardhshme e astronautëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve të hapësirës.

Si pjesë e projektit, kukulla e ngjashme e Cristoforetti tregoi përgatitjen që një astronaut duhet të bëjë para se të niset në hapësirë, duke udhëtuar dhe në një fluturim me gravitet zero nga një bazë e ESA në Gjermani.

"Barbie Samantha tashmë ka qenë në një fluturim kështu që ajo tashmë ka një përvojë me mungesën e peshës “Unë me të vërtetë shpresoj se mund tëfeymëzojmë, veçanërisht vajzat e reja. Ne jemi shumë të interesuar të frymëzojmë brezin e ardhshëm, duke pasur djem dhe vajza që duan të ndjekin karriera që kanë të bëjnë me eksplorimin, shkencën dhe teknologjinë. Kjo javë kushtuar hapësirës i dedikohet posaçërisht grave për të vazhduar karrierën në hapësirë," tha Cristoforetti.

Një pjesë e të ardhurave nga shitjet e kukullës në Evropë do të shkojnë për organizatën jofitimprurëse “Gratë në Evropën Hapësinore”. Bashkëpunimi ESA-Mattel filloi në vitin 2019, ndërsa astronautja e parë “Barbie” u krijua në 1965.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet