Agjencia franceze e lajmeve AFP publikon pamje nga atmosfera festive në sheshin 'Skënderbej'

Agjencia franceze e lajmeve AFP publikon pamje nga atmosfera festive në sheshin 'Skënderbej'

Pamje nga atmosfera festive në sheshin “Skënderbej”

Sheshi “Skënderbej” ka pushtuar sërish mediat më të njohura botërore. Pas triumfit këtë verë në Barcelonë ku mori çmimin europian si 'Hapësira më e bukur publike për 2018', sheshi 'Skënderbej' është vlerësuar nga mediat e huaja për dekorimet dhe atmosferën e ngrohtë për të mikpritur festat e fundvitit.

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka publikuar foton e realizuar nga fotoreporteri i talentuar Gent Shkullaku ku shfaqet plot drita sheshi “Skënderbej”, ku Bashkia e Tiranës ka ngritur “Fshatin e Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.

“Pamje ajrore e sheshit kryesor të Tiranës ndezur me dekorimet e Krishtlindjeve”, shkruan AFP.

Postimi i ASP-së në Twitter

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi