Protestuesit u grumbulluan në sheshin Skënderbej në Tiranë, në ditën e 47-ë të protestës kundër Qeverisë dhe më pas marshuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit, për t'u ndalur më pas në sheshin para godinës së Kryeministrisë, ku nisën të mbajnë edhe fjalimet e përnatshme.
Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, por edhe thirrje kundër SPAK, ata kërkojnë largimin jo vetëm të Qeverisë, por të të gjithë klasës politike në vend, si dhe ndryshimin e sistemit.
Organizatori Edison Lika ka ‘thumbuar’ deputeten socialiste Elisa Spiropali (duke mos e përmendur me emër) nga protesta, e cila dorëzoi në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e parties.
Lika tha se deputetët socialistë nuk duhet të bëjnë gjasme sikur i dalin përtisë përballë, ndërkohë që sipas tij vijojnë të jenë brenda partisë.
Ai kërkoi që lëvizjet e kujtdo deputeti të jenë të qarta, të dukshme dhe në kohezion me kërkesat e sheshit.
“Ne inkurajojmë këdo që i del para këtij regjimi. Ne kërkojmë nga SPAK hetimin e Ramës, si koka kriminale e këtij sistemi të korruptuar. Por ne nuk do të mjaftohemi as me deputetë që bëjnë gjasme sikur i dalin përballë partisë, por vijojnë të jenë brenda partisë. Ne kërkojmë që lëvizjet e kujtdo të jenë të qarta, të dukshme dhe në kohezion me kërkesat e sheshit”, tha organizatori Edison Lika.
Ndërsa një e moshuar gjatë fjalës së saj në protestë ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK dhe ish-drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani.
Duke e akuzuar Dumanin se ka dënuar njerëzit e ndershëm dhe ka mbrojtur hajdutët, ajo kërkoi arrestimin e ish-kreut të SPAK.
“Altin Dumani, ish kryetari i SPAK-ut, jep dorëheqjen dhe shko në burg vetë për krimet që ke bërë. Unë jam Zhaneta Lamçe. Të kam çuar gjithë ato denoncime për gjykatës dhe kryetarë bashke. Ti po mbron hajdutët dhe po dënon njerëzit e ndershëm. Ti duhet të hysh në burg dhe ta marrë vesh gjithë populli që ke bërë 3 vila. Ku i gjete lekët? E dini që nëpër gjykata ka nga ata të ish-sigurimit të shtetit? Kryetari i Gjykatës së Apelit këtu dhe Ardian Dvorani janë pjesë e ish-sigurimit të shtetit. Dhe ti zonja Kos si i jep të drejtën Edi Ramës që të fusësh Shqipërinë në Europë? Lugat është Sali Berisha, vampir është Edi Rama”, tha mes të tjerash e moshuara.
Lajm në përditësim…
Një e moshuar gjatë fjalës së saj në tubimin para Kryeministrisë ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK dhe ish-drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani.
Duke e akuzuar Dumanin se ka dënuar njerëzit e ndershëm dhe ka mbrojtur hajdutët, ajo kërkoi arrestimin e ish-kreut të SPAK.
“Altin Dumani, ish kryetari i SPAK-ut, jep dorëheqjen dhe shko në burg vetë për krimet që ke bërë. Unë jam Zhaneta Lamçe. Të kam çuar gjithë ato denoncime për gjykatës dhe kryetarë bashke. Ti po mbron hajdutët dhe po dënon njerëzit e ndershëm. Ti duhet të hysh në burg dhe ta marrë vesh gjithë populli që ke bërë 3 vila. Ku i gjete lekët? E dini që nëpër gjykata ka nga ata të ish-sigurimit të shtetit? Kryetari i Gjykatës së Apelit këtu dhe Ardian Dvorani janë pjesë e ish-sigurimit të shtetit. Dhe ti zonja Kos si i jep të drejtën Edi Ramës që të fusësh Shqipërinë në Europë? Lugat është Sali Berisha, vampir është Edi Rama”, tha mes të tjerash e moshuara.

Një prej protestuesve gjatë tubimit para Kryeministrisë i bëri thirrje SPAK-ut që të tregonte nëse ka një kërkesë të dytë të protokolluar në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
“Dhe një kërkesë të fundit për SPAK. Ju lutem ta bëjnë të qartë dhe pa nënkuptime. A ka një kërkesë të dytë të protokolluar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut? Ju bëj thirrje edhe deputetëve që nëse ka një dokument të protokolluar nga SPAK për këtë çështje, ta bëjnë publike. Arrestoni Ballukun”, tha një protestues.

Komente