Në korrik të vitit 2011 ministria e Arsimit të asaj kohe publikoi rezultatet e një projekti pilot për renditjen e universiteteve. Vlerësimit, i cili përfshiu katër fusha: ekonominë, drejtësinë, shkencat sociale dhe infermierinë, iu nënshtruan plot 27 institucione të arsimit të lartë, private dhe publike.

Kompania gjermane “CHE”, mati disa indikatorë siç është kërkimi shkencor, kualifikimi i stafit, cilësia e programeve të studimit që ato ofrojnë apo raporti studentë-pedagogë, por ky klasifikim u kundërshtua pasi nuk tregoi nëse universitetet plotësonin kushtet për të funksionuar apo jo.

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)