Agjencia Italiane e Barnave:  Vaksina AstraZeneca të përdoret edhe në moshat mbi 55 vjeç

Agjencia Italiane e Barnave:  Vaksina AstraZeneca të përdoret edhe në moshat mbi 55 vjeç

Agjencia Italiane e Barnave, Aifa ka shprehur një mendim pozitiv për vaksinën AstraZeneca  duke sugjeruar përdorimin e saj në moshat mbi 55 vjeç. 

Agjencia Italiane e Barnave thekson se është "në pritje të rezultateve të mëtejshme nga studimet aktualisht në zhvillim. Për momentin vaksina e AstraZeneca sugjerohet për një përdorim preferencial në grupet për të cilat ka prova më të qëndrueshme, dmth. persona midis 18 dhe 55 vjeç.  Sidoqoftë bazuar në rezultatet e imunogjenitetit dhe të dhënave të sigurisë, raporti përfitim-rrezik i kësaj vaksine është i favorshëm edhe në subjekte të moshuar pa faktorë rreziku ”.

Aifa thekson se tre vaksinat e miratuara nga EMA, mund të përdoren në të gjithë popullatën dhe se megjithëse me disa kufizime, të dhënat aktualisht në dispozicion tregojnë se efikasiteti i vaksinës AstraZeneca është më i ulët se ai i vaksinave të dërguarit të ARN-së.

Në popullatën mbi 55 vjeç, studimet për AstraZeneca "tregojnë një nivel pasigurie në vlerësimin e efikasitetit për subjektet mbi 55 vjeç, pasi ky grup kishte një grup më të vogël të përfshirë në teste kishte të dhëna më të pakta."

Javën e kaluar autoritetet gjermane kanë sugjeruar përdorimin e vaksinës së saj antiCOVID, në moshat nën 65 vjeç. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres