Agjencia Kombëtare e Turizmit në
panairin ndërkombëtar IFMT Top Resa

Çelet sot në Paris panairi IFMT Top Resa ndërkombëtar për turizmin.

Pjesëmarrje e gjerë dhe me shumëngjyrta për vetë dinamikën që ofron ky panair që tashmë organizohet prej 38 vitesh.

Ndër vendet me impakt vendimtar në fushën e turizmit renditet dhe Shqipëria me logon tashmë të afirmuar ndërkombëtarisht; “Albania Go Your Own Way”.

Janë 8 operatorët turistik që marrin pjesë në stendën e vendit tonë, të udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Përfaqësim dinjitoz i yni, me asgjë për të mbetur prapa përfaqësive të tjera, përkundrazi sëbashku me stendën e Malit të Zi, Ukrainës e Polonisë e shumë të tjera, luajnë një rol të rëndësishëm duke kontribuar në vlera gjeofizike, natyrore, etnografike e gastronomike të rajonit të europës juglindore e në veçanti Ballkanit.

Pritet që në ditët në vijim të zhvillohen disa vente promovuese për nxitjen dhe shtrirjen e aktivitetit turistik shqiptar në rajon e më gjerë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri