TIRANË,11Shkurt /ATSH- N.Lena/ - Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Drejtori i saj Auron Tare, kohët e fundit kanë qenë shumë aktiv në gjetjen e partnerëve serioz në menaxhimin e vijës bregdetare në sezonin e pritshëm veror.
Lidhjet dhe koordinimet kanë shkuar deri në Universitetin e Miçiganit, ku një grup studentësh të këtij Universiteti pritet te vijnë e të marin pjesë në kërkime nënujore në brigjet tona detare.
Kjo Agjenësi ka bërë takime të frytshme edhe me homologët e saj italianë dhe së fundmi i shohim në një  takim  me homologët malazezë në shkëmbimin e eksperiencave  mjaft pozitive në manaxhimin e vijave  bregdetare./a.g/