Standard & Poor’s rikonfirmon: Shqipëria, perspektivë të qëndrueshme ekonomike! Duhen reforma për investimet e huaja

TIRANE- Agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) në vlerësimin më të fundit të saj ka konfirmuar edhe një herë për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”. Këtë vlerësim e ka përshëndetur ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila shkruan se “Pritshmëritë e S&P mbi zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë në periudhën afat-mesme mbeten pozitive, duke vlerësuar reformat dhe menaxhimin e financave publike shqiptare. Axhenda e reformave të qeverisë do të vazhdojë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe klimës së biznesit në vend”.

Agjencia vlerëson se në vitin 2019 deficiti buxhetor ishte në përputhje të plotë me targetin prej 1.9% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, pavarësisht se vendi u godit nga një tërmet në tremujorin e fundit. Ndërkohë, zgjerimi i deficitit në 2019 krahasuar me atë të vitit 2018 (1.6%), reflekton edhe rimbursimin më të madh të TVSH-së dhe një performancë më të ulët se sa plani i të ardhurave neto nga taksat. 

Sipas Standard & Poor’s për Shqipërinë është kritike që reformat strukturore të përmirësojnë ambientin e biznesit dhe të tërheqin investimet e huaja, në mënyrë që të rritet në mënyrë të qëndrueshme niveli i të ardhurave afër mesatares rajonale dhe europiane. 

Agjencia pret një rritje të përkohshme të deficitit në vitin 2020 në nivelin 2.2% të PBB, duke qenë se qeveria do punojë intensivisht për ri-ndërtimin pas tërmetit, si dhe njëkohësisht do të vijojë me pastrimin e detyrimeve të prapambetura. Në vitet më tej, agjensia projekton që deficiti buxhetor do të vijojë të reduktohet gradualisht përgjatë horizontit kohor afatmesëm. S&P projekton se borxhi publik neto do të bjerë poshtë nivelit prej 60% të PBB deri në vitin 2022.
Nota më e lartë e vlerësimit për një ekonomi është AAA, megjithatë në zonën “B+” Shqipëria barazohet me Malin e Zi dhe Turqinë. Ndërkohë, Greqia dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen më lart me “BB-“, Serbia edhe një shkallë më lart, me “BB+”, etj 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja