Superliga shqiptare do zhvillojë këtë fundjavë raundin e nëntë dhe të fundit për fazën e parë të sezonit. Në dy ditë do luhen pesë takimet, me të premten dhe të shtunën që janë rezervuar për futbollin shqiptar. E diela është lënë pushim nga FSHF, për t'u fokusuar te ndeshja miqësore e kombëtares së Shqipërisë me Arabinë Saudite (26 tetor në Abu Dhabi). Për shkak se trajneri Reja ka grumbulluar shumë lojtarë nga Superliga, duelet e javës së nëntë do luhen të premte dhe të shtunë, me grumbullimin e kuqezinjve që nis në 23 tetor.

Superliga, java e nëntë:

E premte, 21 tetor 2022

15:00 Kukësi - Egnatia

17:45 Vllaznia - Bylis

17:45 Teuta - Partizani

E shtunë, 22 tetor 2022

15:00 Tirana - Erzeni

15:00 Kastrioti - Laçi