Përfaqësues të Administratës Amerikane për Kontrollin e Drogave (DEA) janë takuar në fillim të gushtit me autoritetet policore të rajonit në Buenos Aires në lidhje me zgjerimin e mafies shqiptare në kontinent.
Sipas mediave uruguaiane, autoritetet kanë evidentuar gjatë muajve të fundit hyrje të shtetasve shqiptarë në vend, ndërsa shumica e tyre dyshohet se kanë udhëtuar për arsye turistike.
Megjithatë, autoritetet uruguaiane kanë theksuar se këto lëvizje po monitorohen për shkak të konsiderimit të shtetësisë shqiptare si me rrezik, pasi dyshohet se mund të jenë të lidhur me ndonjë grup kriminal në Uruguai. Takimi në Buenos Aires, sipas raportimeve, lidhet me përpjekjet e autoriteteve rajonale për të identifikuar dhe monitoruar aktivitetet e mundshme të organizatave kriminale ndërkombëtare.
“Në fillim të muajit gusht, përfaqësues të Administratës për Kontrollin e Drogave (DEA) u takuan me autoritetet policore të rajonit në Buenos Aires. Ndër temat e trajtuara ishte edhe shqetësimi për zgjerimin e mafias shqiptare në kontinent. Gjatë muajve të fundit janë evidentuar hyrje të shtetasve shqiptarë në vend, por shumica, sipas burimeve policore, kanë qenë për arsye turistike dhe disa prej tyre janë akomoduar në hotele pranë Aeroportit të Carrasco-s, për shkak të anulimit të fluturimit të tyre. Në të njëjtën mënyrë, këto lëvizje po monitorohen për shkak se bëhet fjalë për një shtetësi që konsiderohet me rrezik, por policia thekson se deri në këtë moment nuk është konstatuar aktivitet i këtij grupi kriminal në Uruguai”, thuhet në artikull.
-
Budallalleqe me sensacionalizma boshe. Perse shkohet e zgjidhef ky si lajm, eshte per t’u cuditur. Apo vari lesht, se nuk egziston dicka e tille si publiciteti negativ?! Mjafton te permendet diku thjesht edhe si reference emri I Shqiperise, per te tjerat, ne dreq vafte !!! O aguridhe, o dembela duhet te jene ata qe ‘zgjedhin’ te tilla karagjozlleqe dhe I paraqesin si lajm.
Përgjigju








Komente
Komento