Agjentët e FBI nisin punën në
Tiranë,shfaqen pranë Donald Lu
Në Shqipëri kanë mbërritur dy agjentë të FBI-së, të cilët do të ndihmojnë Task-Forcën për të luftuar grupet kriminale dhe asetet e tyre. Report TV mëson se agjentët e FBI-së janë Mark Newhouse dhe Jack Liao.
Në Shqipëri kanë mbërritur dy agjentë të FBI-së, të cilët do të ndihmojnë Task-Forcën për të luftuar grupet kriminale dhe asetet e tyre. Report TV mëson se agjentët e FBI-së janë Mark Newhouse dhe Jack Liao.
Të dy agjentët kanë qënë të pranishëm në prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit” në Ministrinë e Brendshme. Mark Neëhouse është agjent special i FBI-së dhe ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Ndërsa Jack Liao është Drejtuesi i FBI-së për Evropën Juglindore. Burime nga Ministria e Brendshme sqaruan për Report TV se në Shqipëri do të qëndrojë vetëm agjenti Special Mark Neëhouse.
Por cili do të jetë roli i agjentit të FBI-së dhe si do funksjonojë Task-Forca kundër krimit të organizuar?
Task-Forca Qendrore do të ketë lidhje me Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, SHISH dhe disa institucione të tjera.
Drejtuesi i Task-Forcës Qëndrore do të ketë komunikim direkt me agjentin special të FBI-së Mark Newhouse dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Një sërë strukturash të tjera do të verifikojnë pasuritë e grupeve kriminale, ndërsa njësitë operacionale do të bëjnë sekuestrimin e këtyre pasurive dhe arrestimin e personave që i zotërojnë ato.
Do të ketë gjithashtu një Task-Forcë Speciale Qendrore e cila do hetojë të gjitha grupet kriminale, ndërsa Task Forca Rajonale do të mbledhë informacion dhe do të veprojë në të gjithë vendin.
Dy struktura të rëndësishme të Task Forcës do të jetë Njësia që do të mbledhë informacion për,ata që quhen “të fortët”, ndërkohë që Njësia për Analizën Financiare do të verifikojë pasuritë e këtyre personave.
Sipas të dhënave paraprake janë 358 automjete luksoze të cilat u përkasin organizatave kriminale. Gjithashtu janë zbuluar si të dyshuara se janë blerë me paratë e krimit 286 apartamente, 15 vila, 87 lokale, 7 komplekse të mëdha dhe 103 aktivitete biznesi.
Në çdo rast do të jenë njësitë operacionale dhe agjentët në terren që do të bëjnë bllokimin e pasurisë dhe arrestimin e anëtarëve e krerëve të grupeve kriminale.
(Dy pesronat me rreth të kuq janë agjentët e FBI të mbërritur në Tiranë)
( Dy agjentët e FBI të mbërritur në Tiranë)
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15