Theo Hernandez mund ta mbyllë karrierën te Milan. Agjenti i mbrojtësit të majtë, Manuel Garcia Quilon tha për mediet në Itali se mëngjarashi ka gjetur ambientin e duhur. 25-vjeçari nga Marseilla prej 2019 është pjesë e kuqezinjve, teksa kontrata e tij me Milan është deri në 2026.
"Çdo lojtar ka një skuadër tek e cila gjen habitatin e tij, identitetin e tij. Theo që kur ka arritur në Milano, është ndjerë i vlerësuar si nga Maldini dhe Massara ashtu edhe nga i gjithë ambienti dhe tifozët”, tha fillimisht Manuel Garcia Quilon, agjenti i mbrojtësit të mjatë të Milanit.
Më pas agjenti tregoi se Theo është i lumtur në Milano.
“Është rritur shumë në “San Siro”, është i lumtur me qytetin, nëse skuadra vazhdon të rritet njësoj si ai, nuk e përjashtoj mundësinë që ai të qëndrojë gjithmonë këtu. Në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë, por Theo është shumë i lumtur këtu”, përfundoi agjenti.