Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis ka folur për shumë tema në Itali pas një çmimi të marrë për karrierën sportive që u nda nga mediat e huaja. Ai preku dy çështje themelore të Napolit që janë ndërtimi i qendrës stërvitore të Napolit dhe stadiumit të ri, duke premtuar se do të jenë investime totalisht të tij. De Laurentiis hodhi poshtë mundësinë për rikonstruksionin e stadiumit aktual ‘Maradona’, por më së shumti bëri bujë një deklaratë për presidentin e Milanit Gerry Cardinale.

“E ftova Cardinale-n për darkë tre vite më parë. Ai u përpoq të thoshte disa gjëra, të cilave nuk mund të mos u kundërvihesha, përndryshe do të më duhej ta nxirrja jashtë. Ai tha gjëra që, sipas këndvështrimit tim, nuk qëndronin.

Ky ishte një pronar që kishte kërkesat e një financieri dhe jo të një sipërmarrësi të vërtetë. Mund të thuash çfarë të duash për kinemanë time, por ne e bëjmë gjithçka vetë, nga idetë te marketingu dhe shpërndarja.

Cardinale nuk e kupton këtë sepse ai dhe fondet e tjera investuan para me qëllimin për t’u kthyer fitim investitorëve të tyre. Nëse pas njëfarë kohe nuk kanë fituar, atëherë çfarë përfitimi është sjellë? Asnjë,”- u shpreh presidenti i Napolit.

De Laurentiis njihet si një personazh i drejtpërdrejtë dhe që shpesh ka bërë bujë me deklarat e tij, ndërsa prej 22 vitesh drejton klubin e Napolit, duke e marrë nga kategoritë e ulëta në Itali dhe duke e bërë kampione të vendit. Sheshherë edhe duke lënë gjurmë në Evropë. Edhe pse sëfundmi ka patur pakënaqësi nga tifozët e Napolit.