4 mijë rrënjë kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjesuar nga Policia e Vlorës, në fshatin Tragjas të këtij qyteti. Lënda narkotike është zbuluar gjatë një kontrolli të kryer në stallat e bagëtive të shtetasve Hajro Nuro Gjonzeneli, 44 vjeçlindur dhe Ligor Servet (Alliaj) Fejzaj, 52 vjeç, të cilët janë shpallur menjëherë në kërkim.

Bimët narkotike me lartësi deri në 50 cm gjatë u asgjesuan gjatë operacionit antikanbis te koduar "Tragjasi i Vjeter". Gjithashtu në afërsi të vendit ku u zbuluan bimët narkotike u konstatua edhe një siperfaqe toke e punuar në disa parcela, ku dyshohet se do të vendosej bima narkotike.  

Aktualisht policia në terren po kryen kontrolle në banesa dhe kontroll në të gjithë territorin për kapjen e personave të shpallur në kërkim. 
canabis
kanabisi ne vlore
kanabisi ne vlore
kanabisi ne vlore

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)